Open Data Albania po hulumton mbi tregues të eksportit të naftës bruto në vitet 2005-2013. Duke filluar nga viti 2005 dhe deri në vitin 2013, sasia dhe vlera e eksporteve të naftës bruto kanë ardhur në rritje të vazhdueshme. Ky fakt vjen si pasojë e rritjes së investimeve të huaja dhe eksplorimit të vendburimeve të naftës në vend. Kompania eksportuese më e madhe e naftës në vend është Bankers Petroleum Albania, e cila shfrytëzon fushën e Patos-Marinzës që është zona kryesore e naftës në Shqipëri. Renta që aplikohet mbi naftën bruto është në nivelin 10%. Në vitin 2013 u eksportuan 1 251 513 ton naftë bruto me një çmim mesatar vjetor shitje 55 490 lek/ton.

Vendet kryesore ku u eksportua nafta bruto këtë vit ishin Gjermania, Italia, Malta, Spanja, Britania e Madhe dhe Franca. Këto dy të fundit iu shtuan destinacioneve të eksporteve tona për herë të parë vitin 2013. Peshë kryesore kishin sasitë e eksportuara në Itali me 33% të totalit, në Spanjë me 32% dhe në Maltë me 23%. Britania e Madhe ishte vendi që bleu më shtrenjtë nga vendi ynë naftë bruto, ndërsa Italia ajo që e bleu më lirë.


Burimi: International Trade Centre
Komente dhe Analiza: Open Data Albania     

 

Burimi: International Trade Centre
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Eksporti i naftës bruto në vitet 2005-2013 ka pasur si destinacion gjashtëmbëdhjetë shtete. Italia është një nga vendet ku vendet ku është eksportuar vit pas viti sasi të konsiderueshme nafte bruto nga Shqipëria. Në vitet 2005-2006, Italia shënohet si destinacioni i vetëm i eksportit të naftës shqiptare. Gjatë viteve 2005-2013 janë eksportuar drejt Italisë 60% e totalit të sasisë së eksporteve të naftës bruto. Në vende si Spanja dhe Malta eksportet deri në vitet 2008 ishin zero.

Por duke filluar nga viti 2009 në Spanjë dhe nga viti 2010 në Maltë, eksportet drejt këtyre vendeve kanë shënuar rritje. Po ashtu, tre vitet e fundit kanë filluar eksportet drejt Gjermanisë, e cila është ndër importueset më të mëdha të naftës në botë. Sasitë e eksportuara në vendet e tjera janë të vogla dhe në periudha 1-2 vjeçare.

Eksporti i naftës bruto sipas destinacioneve 2001-2013 (000 Lek)



Burimi: International Trade Centre
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Eksporti i naftës bruto sipas destinacioneve 2001-2013 (Ton)



Burimi: International Trade Centre
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Çmimi mesatar vjetor i shitjes së naftës bruto në eksport ka qenë i paqëndrueshëm përgjatë viteve 2005-2011, ndërsa në dy vitet e fundit ky çmim shfaqet më stabël. Çmimi mesatar vjetor më i lartë i shitjes në eksport u shënua në vitin 2013, ku një ton naftë bruto u shit për 55 490 lek, ndërsa çmimi më i ulët u shënua në vitin 2006, ku një ton naftë bruto u shit për vetëm 22 730 lek.

Në përgjithësi, çmimi mesatar vjetor i shitjes së naftës bruto në eksport nuk ka pasur diferencime mes vendeve. Por ajo që bie në sy është fakti që në vende si Irlanda, Polonia, Turqia ku ne kemi tregtuar sasi të vogla nafte bruto, në një apo dy vite, çmimi i shitjes në këto vende është pothuaj dyfish sa çmimi mesatar vjetor në eksport të atij viti.


Burimi: International Trade Centre
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ndër vendet e rajonit, vetëm Serbia ka eksportuar naftë bruto për vitin 2013. Në ketë vit, një ton naftë bruto e Serbisë u eksportua me një çmim mesatar prej 94 180 Lek, çmim ky pothuajse sa dyfishi i çmimit mesatar në eksport për vitin 2013 të vendit tonë.

Çmimi mesatar i shitjes në eksport i naftës bruto sipas destinacionit 2001-2013


Burimi: International Trade Centre
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Kontribuoi: Ina Baja