Transaksionet e Thesarit të Shtetit zbulojnë një skandal të ministrit të Brendshëm Tahiri, i cili deklaron se ka shpenzuar 1.5 milionë blerje “medikamentesh mjekësore” në një firmë argjendarie. Në tabelën e mëposhtme tregohen disa transaksione të Thesarit të Shtetit për llogari të Ministrisë së Brendshme. Sikurse evidentohet në tabelat e Thesarit nga kjo ministri janë shkarkuar fatura të medikamenteve nepër argjendarira dhe konkretisht Argjendari “Pirro”. 
Bëhet fjalë për tre shkarkime të tilla parash nga arka e Ministrisë së Bendshme tek Firma “Pirro” që është emri i një argjendarie të njohur në Tiranë. Në fillim të janarit është bërë kalimi i parë i parave në drejtim të frimës në fjalë, ndërsa dy derdhjet e tjera i përkasin konkretisht datave, 23 shtator 2014 si dhe 20 tetor 2014. Shuma totale e parave që është kaluar si transaksion nga Ministria e Brendshme në drejtim të argjendarisë me emrin “Pirro” ka vlerën e 1.5 milionë lekëve. 
Se çfarë medikamentesh mjekësore mund të blihen në një argjendari, këtë duhet ta sqarojë Ministria e Brendshme si dhe një hetim i mundshëm për shpërdorim të parave të taksapaguesve. Kjo është tërësisht e pakuptimtë. 
Shumat e shpenzuara në të tria rastet lënë pak vend për të besuar se kemi të bëjmë me blerje medikamentesh. Fjala medikament mund të jetë përdorur për të humbur gjurmët dhe për të mos përshkruar blerjen e argjendarive. Pra, një alibi për të justifikuar përdorimin e fondeve publike për blerje të tilla pikante.
Argjendaria në fjalë është e njohur në Tiranë. Ajo është ndër të parat që ushtron aktivitetin në këtë drejtim dhe është një biznes tashmë i konsoliduar. Çmimet e argjendarisë janë po ashtu pikante sikurse edhe cilësia e produkteve nuk lë vend për të dëshiruar. 
Po përse Tahiri duhet të blinte këto “medikamente” në argjendari? Kemi të bëjmë me një lojë prej një hajduti të rëndomtë. Besohet se këto blerje janë disa dhurata që ministri Tahiri i ka bërë njerëzve të tij më të dashur, një prej të cilëve rezulton që të ketë edhe ditëlindjen në një nga këto data, kur janë bërë blerjet.  
Pra, medikamenti për të cilën bën fjalë transaksioni që konfirmohet nga Dega e Thesarit është një dhuaratë floriri dhe Tahiri ka gjetur ilaçin për ta fshehur këtë transaksion, duke e fshehur si medikament.