Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me institucionet publike, organizmat jo-fitimprurës (OJF) dhe institucionet ndërkombëtare financiare (IFN) të cilat janë aksionare në Shoqëritë Aksionare SHA që operojnë në vend. Hulumtimi vlerëson numrin e shoqërive dhe vlerën e kapitalit aksionar. Treguesit kanë burim të dhëna të ekstrakteve historike të SHA-ve sipas dokumentacionit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR, qershor 2014. Institucionet publike të marra në konsideratë në këtë hulumtim janë institucione të ekzekutivit (ministritë); pushtetit lokal (bashkitë dhe komunat), apo shoqëri tregtare në pronësi publike që janë njëkohësisht pronare (titullarë aksionesh) në shoqëritë aksionare që operojnë në vend.

Sipas hulumtimit rezultojnë 371 raste kur institucionet publike janë aksionare në strukturën e kapitalit të SHA-ve që operojnë në vend. Vlera e kapitalit aksionar që institucionet publike zotërojnë  është 724.3 milionë Eurove. Si numër aksionarësh në 56% të rasteve, janë komunat që dominojnë, të pasuara nga bashkitë me 24% dhe ministritë me 18%. Pjesa e mbetur u përket institucioneve të tjera të cilat janë kryesisht shoqëri tregtare me kapital publik, të cilat janë aksionare në SHA-të që ushtrojnë aktivitetin në vend.


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Lista e institucioneve publike që kanë aksione në SHA, qershor 2014


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Vlera e kapitalit e zotëruar në formë aksionesh nga ministritë është 636.6 milionë Euro. Institucionet e Pushtetit vendor kanë një kapital aksionarë prej 82.6 milionë Euro. Pjesa tjetër në vlerë 5 milion Euro zotëruar nga subjekte publike (jo privat) u takon enteve apo kompanive të tjera publike.

Zotërimi i aksioneve të strukturës aksionare nga  ministritë fokusohet më shumë në SHA që ushtrojnë aktivitetin në sektorë të rëndësishëm si industri, transport, telekomunikacion, shërbime financiare etj.  Pushteti lokal, përmes komunave dhe bashkive është titullar në më të shumtën e rasteve i aksioneve në shoqëri të ujësjellës – kanalizime, shoqëri të aktivitetit sportiv dhe në tregje lokale agro ushqimore.

Shpërndarja e Kapitalit të SHA-ve Publike sipas Llojit të Entit Publik, qershor 2014


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Ministritë mbajtëse të titujve aksionarë në shoqëritë tregtare shqiptare janë pesë. Numri i Shoqërive Aksionare ku Ministritë zotërojnë aksione është 68 dhe kapitali i angazhuar është rreth 636.6 milionë Euro. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dominon në numër dhe vlerë kapitali. Kjo ministri është aksionare në 50 SHA dhe ka 385.5 milion Euro vlerë kapitali.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë, e cila është aksionere në 8 SHA ka një kapital prej 231.1 milion Euro. Ministria e Financave zotëron një kapital aksionar prej 2.7 milionë Euro. Një pjesë mjaft simbolike si për nga numri ashtu edhe për nga kapitali i angazhuar, në strukturën aksionare të SHA-ve publike zënë Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Nr. i SHA-ve Pubike me aksionar Ministritë dhe shpërndarja e Kapitalit, qershor 2014



Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas aktivitetit ku operojnë SHA-të nën pronësi publike: 30.7% e tyre janë subjekte ujësjellës-kanalizime; 18.3% janë klube sportive; 14.4% janë SHA që operojnë në industri; shërbimet financiare janë në 2%  të rasteve dhe telekomunikacioni me 1.3% e numrit total të SHA-ve publike.

Sa i përket shpërndarjes së kapitalit të SHA-ve publike, sipas fushave të caktuara, situata është pak më ndryshe. Kështu, rreth 31.8% e totalit të kapitalit aksionar publik është e angazhuar në fushën e energjisë dhe industrisë nxjerrëse (energjetikë, naftë, minerale), e ndjekur me 20.8% të totalit me SHA-të që operojnë në industri dhe 15.9% me shoqëritë e transportit (ajror-detar-rrugor-hekurudhor). Fushat ku kapitali publik është më pak prezent janë klubet sportive me 1.1% e totalit dhe tregjet ushqimore dhe magazinim me rreth 0.6% të totalit të kapitalit publik.



Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Nr. i SHA-ve Pubike dhe shpërndarja e Kapitalit sipas fushave ku operojnë, qershor 2014



Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Ka një numër të caktuar Organizmash Jo-Fitimprurës (OJF) dhe Institucionesh Financiare Ndërkombëtare (IFN) që janë aksionarë në SHA-të që operojnë në vend. Kështu, janë gjithsej 6 Organizma Jofitimprurës aksionare në gjashtë SHA, me një vlerë kapitali rreth 12 milionë euro.



Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Organizmat Jo-Fitimprurës aksionare në SHA-të Shqiptare, Qershor 2014

Kursi i këmbimit në datën 30.06.2014:   1 EUR = 140.26 (Burimi: Banka e Shqipërisë)
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Ndërkohë janë tre IFN të cilat janë prezentë në kapitalin e gjashtë SHA-ve me një vlerë totale prej 37.2 milionë Euro. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është aksionare në katër SHA duke zënë rreth 50% të totalit të kapitalit që kanë të angazhuar IFN-të.

Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) është aksionare në një SHA duke zënë rreth 41% të totalit të kapitalit të zotëruar nga IFC e ndjekur nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, i cili është aksionar në dy SHA, duke zënë rreth 9% të kapitalit.

Institucionet Financiare Ndërkombëtare aksionare në SHA-të Shqiptare, Qershor 2014



Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Kontribuoi: Artan Gjergji