PD iu rikthye sot asaj që e konsideron rast korruptiv skandaloz të agjencisë EAG. Në një dalje për mediat, Grida Duma tha se kompania e vëllait të Erion Veliajt përfitoi në mënyrë abuzive dhe askush nga qeveria nuk po reflekton.
Në maj të 2014 Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, që varet nga Ministri Veliaj, ka vendosur të bëjë një prokurim i cili duhej sajuar me cfarëdo mjeti, mjaft që paratë t’i shkonin EAG.
“Funksionarë dhe punonjës të Agjensisë e kanë kuptuar se gjenden para një shkeljeje të rëndë ligjore, të friksuar se janë detyruar të bëhen pjesë e këtij abuzimi, i janë drejtuar Kryeministrit Rama dhe Ministrit Veliaj, ku i kanë sqaruar rrethanat korruptive.” – përfundoi deklaratën e saj Duma.