154,500 lekë ka qenë fatura e blerjeve të Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri në argjendarinë ‘Pirro’. Falë projektit të Open Data Albania, duke rrëmuar në transaksionet e bëra në Thesar mund të gjesh edhe ‘çudira’ alla shqiptarçe. 82,500 lekë kushton fatura e fundit e Tahirit te argjendaria ‘Pirro’, e ekzekutuar në datë 21.10.2014. Por ajo çka duket e çuditshme dhe tingëllon si shumë qesharake është përshkrimi i faturës, ku thuhet: ‘Aparati Min.Brend. pagesë blerje medikamente…

Të ketë blerë ministri Tahiri medikamente në argjendari?! Tingëllon qesharake, por i tillë është përshkrimi i faturës. Lapsus?! Apo papërgjegjshmëri e njerëzve që shpenzojnë paratë publike dhe s’kanë frikë se mund të gjykohen nga dikush?!

Duke qenë se kategoria e shpenzimeve është ‘Shpenzime për pritje e përcjellje’, mos Tahiri, ka gostitur miqtë me disa medikamente…?! gjithsesi, dhurata për miqtë e ardhur në 29 shtator, nuk paska qenë shumë e lirë, plot 82,500 lekë të rinj…

Ndërsa 2 faturat e tjera po të së njëjtës kategori, paguar të njëjtit subjekt janë respektivisht: 67,000 lekë të rinj me datë ekzekutimi 24.7 2014, me përshkrim fature ‘Aparati Min.Brend. pagesë blerje dhurata… dhe 5,000 lekë të rinj, ‘e papërcaktuar’ si kategori, me datë ekzekutimi 28.1.2014 dhe me përshkrim fature: ‘Aparati Min.Brend. blerje dhurate për emergj…