Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me procesin e rritjes ose zvogëlimit të kapitalit në Shoqëritë Aksionare SHA që operojnë në vend. Treguesit kanë burim të dhëna të ekstrakteve historike të SHA-ve sipas depozitimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR, qershor 2014.

Bazuar në hulumtimin e bërë, rezulton se rreth 438 SHA ose rreth 51%  subjekteve SHA, kanë realizuar të paktën një herë rritje ose zvogëlim kapitali. Rritja apo Zvogëlimi i kapitalit është procesi i shtimit apo paksimit të vlerave të kapitalit aksionarë si pasojë e injektimit të kapitalit të ri; rivlerësismit apo efekteve rritëse dhe pakësuese në aktive të një shoqërie biznesi. Nga data e themelimit deri në qershor 2014 janë 420 Shoqëritë Aksionare që kanë rritur kapitalin të paktën një herë. Vlerë totale e kapitalit të rritur nga themelimi deri në datën e marrë në shqyrtim është 3.3 miliardë Euro.

Zvogëlim kapitali të paktën një herë kanë realizuar 100 shoqëri aksionare që veprojnë në vend. Vlera e zvogëluar e kapitalit për këto 100 SHA nga themelimi deri në qershor 2014 është 636 milionë Euro. Një pjesë e konsiderueshme e rritjeve të kapitalit ka të bëjë me rivlerësimin e aseteve nga SHA-të ndër vite dhe jo nga injektimi i kapitalit të ri nga aksionarët në këto kompani. Nga subjektet që kanë realizuar rritje apo zvogëlim kapitali, 338 SHA kanë bërë vetëm rritje kapitali; 18 SHA kanë realizuar vetëm zvogëlim kapitali. Ndërsa 82 SHA kanë realizuar nga themelimi e deri në datën nën analizë të paktën një rast rritje dhe një rast zvogëlim kapitali.


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania  
 

Nga hulumtimi rezulton se SHA-të në vend kanë realizuar nga themelimi e deri në qershor 2014 1 091 raste rritje kapitali. 210 SHA kanë realizuar rritje kapitali vetëm në një rast. Ndërkohë bankat e nivelit të dytë janë edhe shoqëritë aksionare me më shumë raste të rritjes së kapitalit kjo edhe për shkak të kërkesave të ligjit në bazë të të cilit ato funksionojnë.

Numrin më të lartë të proceseve rritje kapitali e gjejmë tek një SHA e cila nga themelimi i saj i është nënshtruar rritjes së kapitalit me 19 raste.  Në nivel makro kemi një rritje neto të kapitalit të SHA-ve në vend prej 2.69 miliardë euro. Vlerën totale të kapitalit të SHA-ve që operojnë në Shqipëri (qershor 2014), e cila përllogaritet në 2.88 miliardë Euro. Vlerësimi i të gjitha vlerave monetare të rritjes së kapitalit në këtë hulumtim është bërë  standard me kursin e këmbimit  të datës 30 qershor 2014, pavarësisht kohës kur është bërë rritja e kapitalit. Nëse do të përdoret deflatori i inflacionit kjo vlerë mund të jetë pak më e ulët.


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit     
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

SHA-të që kanë realizuar Rritje Kapitali (1993-2014)


Kursi i këmbimit në datën 30.06.2014:   1 EUR = 140.26 (Burimi: Banka e Shqipërisë)
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit     
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Shoqëritë aksionare kanë realizuar gjithsej 160 zvogëlime të kapitalit aksionar. Zvogëlimet e kapitalit kanë një frekuencë më të vogël duke filluar që nga kompani që e kanë zvogëluar kapitalin e tyre vetëm 1 raste (janë 70 SHA ose rreth 43.8% e subjekteve që kanë zvogëluar kapital) deri në kompani që e kanë zvogëluar 8 raste.


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit     
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

SHA-të që kanë realizuar Zvogëlim Kapitali (1993-2014)


Kursi i këmbimit në datën 30.06.2014:   1 EUR = 140.26 (Burimi: Banka e Shqipërisë)
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit     
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Shoqëritë aksionare që kanë një numër të lartë të zvogëlimit të kapitalit janë kryesisht SHA me kapital shtetëror, çka ndodh për shkak të ristrukturimeve që u bëhen këtyre institucioneve. Kështu nga 8 SHA që kanë pësuar një zvogëlim kapitali me mbi 4 raste, 6 prej tyre janë shoqëri me kapital shtetëror, si psh: Korporata Elektorenergjitike Shqiptare, Albpetrol, ARMO, Hekurudha Shqiptare, Albafilm, Albtelecom etj.

Kontribuoi: Artan Gjergji