Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me klasifikimin e 50 SHA-ve me kapitalin aksionar më të lartë që operojnë në Republikën e Shqipërisë si dhe origjinën e tyre të kapitalit. Hulumtimi vlerëson numrin e shoqërive dhe vlerën e kapitalit aksionar.
Treguesit kanë burim të dhëna të ekstrakteve historike të SHA-ve sipas depozitimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR, qershor 2014.
Sipas hulumtimit rezulton se 50 SHA-të me kapitalin më të lartë aksionar, zotërojnë në total prej 2.23 miliardë Euro, duke përbërë rreth 77.2% të totalit të kapitalit që kanë të gjitha 847 SHA-të aktive që operojnë Shqipëri. Në liste kryesojnë për kompanitë publike Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Devoll Hydropower.
Listën ju mund ta gjeni të detajuar dhe vizualizuar tek Artikulli Lista e 50 SHA-ve me kapital aksionar më të lartë dhe origjina e kapitalit – Qershor 2014. Sektori ku dominon aktiviteti i 50 SHA-ve me kapital më të madh është sektori i shërbimeve me 41 SHA të cilat kanë një kapital që arrin në vlerën e 1.75 miliardë Eurove. Në këtë grup bien në sy të gjitha bankat e nivelit të dytë si dhe kompanitë e sigurimeve.
Një tjetër sektor ku janë prezent kompanitë më të mëdha është ai i prodhimit me 9 SHA të cilat kanë një kapital prej 479 milionë Eurosh. Në këtë grup bien në sy kryesisht SHA-të shtetërore që punojnë në fushën e prodhimit, nxjerrjes, përpunimit apo transmetimit të burimeve energjetike.
Bazuar në llojin e pronësisë mbi kapitalin rreth 36 SHA kanë kapital privat në vlerën e 1.37 miliardë Eurove duke zotëruar rreth 62% të totalit të kapitalit të 50 SHA-ve me kapital më të lartë aksionar.
Ky grup ndiqet nga 10 SHA me kapital publik duke zotëruar rreth 22% të totalit me një vlerë që arrin në nivelin e 487 milionë Eurove.
Ndërsa 4 shoqëri kanë kapital miks (privat-publik) në një nivel prej 369 milionë Euro duke zënë rreth 16% të totalit që zënë 50 kompanitë më kapitalin më të lartë në ekonominë e vendit.
66% e kapitalit që zotërojnë 50 SHA-të më të mëdha në vend ka origjinë të huaj. Kjo në një mase prej 1.23 miliardë Euro.
Pjesa tjetër e kapitalit, në një vlerë prej 767.5 milionë Euro është kapital vendas. Sa i përket shpërndarjes së 50 SHA sipas origjinës së kapitalit, rezulton se rreth 15 SHA ose 30% e tyre kanë kapital vetëm vendas, 23 SHA ose 46% e tyre kanë kapital vetëm me origjinë të huaj ndërsa 12 SHA-të e tjera kanë kapital të përbërë.
Në një analizë analizë më të thelluar të prezencës së kapitalit të huaj brenda strukturës aksionare të 50 SHA-ve me kapital aksionar më të lartë, rezulton se në 26 SHA ka prezencë të shoqërive të huaja me një kapital në vlerën e 1.23 miliardë Euro.
Prezenca vetëm e individëve të huaj shihet ne 4 raste me një vlerë kapitali prej rreth 62.6 milionë Euro, ndërsa në 5 SHA ka një prezencë edhe të shoqërive me kapital të huaj edhe të individëve të huaj me një vlerë kapitali prej 168.3 milionë Euro.

Lista e kompanive:
1-Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike
2 -Devoll HYDROPOWER
3 -NDJA E KRIPES
4 -BANKA E Tiranes
5 -ALBTELECOM
6- BANKA KOMBETARE TREGTARE
7-RAIFFEISEN BANK
8 -ALBPETRO
9- BANKA ALPHA ALBANIA / ALPHA BANK ALBANIA
10- ANTEA CEMENT
11 -OPERATORI SISTEMIT TRANSMETIMIT OST
12- Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1 SHA
13 -Albo Germania Energy
14 -Banka NBG Albania
15-KURUM INTERNATIONAL SH.A.
16-Banka Crédit Agricole Shqipëri
17-Banka Societe Generale Albania
18-VODAFONE ALBANIA
19- INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA
20-AUTORITETI PORTUAL Durres
21-BANKA CREDINS
22- BERALB
23-AGNA
24 -A.R.M.O.
25- ALBCONTROL
26 -VENETO BANKA
27- AEROPORTI “NENE TEREZA”
28 -AYEN AS ENERGJ
29 -ProCredit Bank
30- ALFA SH.A.
31- UNIVERS –
32- UNION BANK SHA
33- HYGEIA HOSPITAL – TIRANA
34 -UJËSJELLËS KANALIZIME TIRANË
35-SIGAL UNIQA Group AUSTRIA
36-LA PETROLIFERA ITALO ALBANESE
37-QERAMIKA ALBANIA –
38-UNIVERSAL GERMAN HOSPITAL ALBANIA
39-BANKA E BASHKUAR E SHQIPERISE
40-EVROIL
41-ALBAFILM
42-POSTA SHQIPTARE
43-EAGLE INVESTMENT
44- AMADEUS PALacE
45-REKOR – ALBANIA
46-MEGATEK
47-Banka e Parë e Investimeve-Albania/ First Investment Bank- Albania
48-Auto-City
49-VILOI
50-BANKA E KREDITIT TE SHQIPERISE