Qeveria ka miratuar tashmë buxhetin e vitit të ardhshëm dhe janë shpërndarë shumica e të ardhurave buxhetore. Shpenzimet më të mëdha janë shërbimet e përgjithshme publike e ndjekur nga shpenzimet e administratës publike. Burim i këtij hulumtimi është Ligji Nr.160/2014, Për Buxhetin e Shtetit 2015. Buxhetimi për Funksion është bazuar në klasifikimin e sugjeruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Publike.
Qëllimi është rritja e transparencës në përdorimin e fondeve publike. Metodologjia e përdorur në klasifikimin e propozuar, është në përputhje me ligjin nr. 9936, dt. 26. 06. 2008, Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, neni 11 Klasifikime Buxhetore, në të cilin parashikohet klasifikimi ekonomik i transaksioneve sipas natyrës së tyre dhe me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IPSAS 1, artikull 46; 112; 116).
Buxheti i Shtetit sipas funksioneve dhe nën funksioneve 2015 sipas Open Data:
1 Shërbimet e Përgjithshme Publike 26,688,611
1/b Shërbimi i administratës publike 10,959,691
1/c Organet legjislative dhe ekzekutive, çështjet fiskale dhe financiare, punët e jashtme 12,146,755
1/d Te tjera 3,582,165
2 Mbrojtja 10,782,740
2/a Mbrojtja ushtarake 10,782,740
2/b Mbrojtja civile
3 Rendi dhe Siguria Publike 28,967,465
3/a Policia 16,041,000
3/b Gjykatat/ Pushteti gjyqësor 4,423,575
3/c Burgjet 4,376,420
3/d Shërbimi kundër zjarrit/emergjencat 1,843,000
3/e Te tjera 2,283,470
4 Çështjet Ekonomike 45,969,725
4/a Çështjet e përgjithshme te punësimit 2,359,785
4/b Bujqësia, pyjet, peshkimi dhe gjuetia 8,846,705
4/c Energjia 582,462
4/m Shfrytëzim minerar/industria përpunuese dhe ndërtim 652,065
4/e Transporti 30,265,159
4/f Te tjera 63,840
4/s Zhvillimi ekonomik 1,566,200
4/g Komunikacioni 1,508,933
4/h Industri te tjera 124,576
5 Mbrojtja e Mjedisit 2,007,381
5/a Menaxhimi ujërave 241,272
5/b Mbrojtje e mjedisit 1,366,109
5/c Menaxhimi i mbetjeve 400,000
6 Strehimi dhe Komoditetet e Komunitetit 17,639,579
6/a Strehimi dhe urbanistika 2,024,908
6/b Sigurimi i ujit 15,614,671
7 Shëndetësia 40,994,037
7/a Shërbimi spitalor 19,163,060
7/b Shëndeti publik 2,737,900
7/c Shërbimi përgjithshëm mjekësor 10,292,372
7/d Te tjera ( plus sig.shendet) 8,800,705
8 Argëtimi, Kultura dhe Feja 2,612,333
8/a Sporti 502,769
8/b Publikime dhe transmetime 474,270
8/d Shërbimet kulturore 1,506,394
8/c Feja dhe shërbimet e tjera komunitare 128,900
9 Arsimi 44,369,843
9/a Arsimi parashkollor dhe fillor 24,947,628
9/b Arsimi i mesëm 8,850,525
9/c Arsimi i larte 10,243,190
9/d Te tjera 151,500
9/e Kërkim shkencor 177,000
10 Mbrojtja Sociale 128,507,653
Sigurimi shoqërore dhe përkujdes social 69,509,623
Te ardhura nga fondi special për sigurime shoqërore 58,998,030
11 Borxhi, shpenzime vendore, detyrime, fond kontigjence, etj 126,457,465
Kosto borxhi 51,500,000
Shpenzime për pushtetin vendor 41,207,000
Detyrime te prapambetura 20,000,000
Fond rezerve dhe kontigjence 8,000,000
Huadhënie për energjinë 3,000,000
Te tjera 2,750,465
TOTALI 474,996,832