Kryetari i Gjykatës së Lartë paguhet më shumë edhe sesa kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, njëherësh President i Shqipërisë.
Open Spending Albania” zbulon se në drejtim të xhepave të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë çdo vit shkojnë nga 1.1 milionë lekë deri në 4 milionë lekë.
Agjencia bën publike të ardhurat vjetore përgjatë vitit 2013. Sipas të dhënave rezulton se të ardhurat më të larta shkojnë për anëtarin Sokol Çomo, përkatësisht me 4 milionë e 300 mijë lekë dhe për Xhezahir Zaganjori, me 4 milionë e 100 mijë lekë.
Pas tyre renditet kreu i KLD-së, njëherësh President i vendit, Bujar Nishani, me të ardhura 2 milionë e 660 mijë lekë, përshirë këtu edhe të ardhurat që merr nga pozicioni në krye të shtetit. Pas tij vjen ish-nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa, me të ardhura 2 milionë e 489 mijë lekë në vitin 2013.
Çefa pasohet nga anëtari Ilir Mustafaj me 2 milionë e 430 mijë lekë, ndërsa pas tyre renditet ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili ka patur të ardhura në shumën e 2 milionë e 312 mijë lekëve.
Për nëntë anëtarët e tjerë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të ardhurat vjetore në vitin 2013 rezultojnë nga 1.1 milionë lekë më e ulëta për Dritan Cakën, deri në 1.7 milionë lekë për Astrit Haxhialushin.
Në plotësimin e deklaratave të pasurisë anëtarët e KLD-s kanë vendosur si burim për këto të ardhura, paga, honorare, mësimdhënie ne disa universitete e deri në të ardhurat nga qiraja.
Ndërsa gjyqtari Gjin Gjoni, i përfshirë edhe në skandalin e fshehjes së pasurisë, rezulton se vetëm në 2013-n ka përfituar nga qiraja 16.000 euro.
Të ardhurat vjetore në 2013 për Anëtarët e KLD-s
Bujar Nishani 2.660.644 lekë
Artan Broci, 1.639.016 lekë
Astrit Haxhialushi, 1.736.586 lekë
Dritan Caka, 1.151.739 lekë
Dritan Hallunaj 1.684.412 lekë
Ish nën-kryetari i KLD, Elvis Çefa, 2.489.673 lekë të ardhura vjetore
Flamur Kapllani, 1.418.792 lekë
Gjin Gjoni, 1.571.388 lekë dhe 16.000 euro të ardhura qira
Hysen Saliko, 1.396.591 lekë
Ilir Mustafaj, 2.430.384 lekë
Ish-anëtari i KLD, Lulëzim Lelçaj, 1.545.204 lekë
Nasip Naço, 2.312.013 lekë
Sokol Çomo, 4.307.150 lekë
Tritan Hamitaj, 1.572.735 lekë
Xhezair Zaganjori, 4.098.985 lekë