Open Spending Albania” ka bërë publike të ardhurat vjetore gjatë vitit 2013 të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas këtyre të dhënave, rezultojnë dy anëtarë që kanë të ardhura më ta larta sesa vetë kreu i këtij këshilli, presidenti Nishani. Janë gjyqtarët Xhezair Zaganjori dhe Sokol Çomo. Zaganjori ka pasur 4.1 milionë lekë, ndërsa Çomo ka pasur 4.3 milionë lekë. 
Bujar Nishani vjen pas tyre me 2.6 milionë lekë të ardhura, përfshi edhe të ardhurat si president. Ish-nënkryetari Elvis Cefa ka pasur 2.4 milionë lekë. Pas tyre vjen gjyqtari Ilir Mustafarja me 2.4 milionë lekë. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço renditet pas tij me 2.3 milionë lekë. Më poshtë renditja për të gjithë anëtarët e KLD-së:
Bujar Nishani 2.660.644 lekë
Artan Broci, 1.639.016 lekë
Astrit Haxhialushi, 1.736.586 lekë
Dritan Caka, 1.151.739 lekë
Dritan Hallunaj 1.684.412 lekë
Elvis Çefa (ish-nënkryetari) 2.489.673 lekë të ardhura vjetore
Flamur Kapllani, 1.418.792 lekë
Gjin Gjoni, 1.571.388 lekë dhe 16.000 euro të ardhura qira
Hysen Saliko, 1.396.591 lekë
Ilir Mustafaj, 2.430.384 lekë
Lulëzim Lelçaj (ish-anëtar) 1.545.204 lekë
Nasip Naço, 2.312.013 lekë
Sokol Çomo, 4.307.150 lekë
Tritan Hamitaj, 1.572.735 lekë
Xhezair Zaganjori, 4.098.985 lekë