Ministria e Financave ka lëvruar një fond prej 51 759 623 lekë për 6 parti politike. Edhe pse këto fonde nuk kanë lidhje me zgjedhjet, janë dhe vetem dy muaj para zgjedhjeve të 21 qershorit. Sipas Open Data Albania fondi prej 51 759 623 lekë janë kryesisht për partitë e koalicionit të majtë.
“Përmes monitorimit të transaksioneve të thesarit nga Buxheti i Shtetit rezulton se në periudhën 1 janar – prill 2015 me përshkrimin Transferta për Partitë Politike, të jenë ekzekutuar 7 transaksione me vlerë totale 51 759 623 lekë. Transaksionet janë urdhëruar me shkresa të Ministrisë së Financave, dhe përkojnë me Fonde Vjetore për Partitë. Këto vlera nuk kanë të bëjnë me transferta për para që jepen në bazë të Kodit Zgjedhor për Financim Fushata Elektorale. Transaksionet janë në favor në 6 partive e konkretisht:
·         Partia Demokracia Sociale (P.D.S)[1] – 1 transaksion; vlera 3 568 436 Lekë.
·         Partia Demokristiane e Shqipërisë[2] – 1 transaksion; vlera 3 568 436 Lekë.
·         Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut P.B.D.NJ[3] – 1 transaksion; 4 032 221 Lekë.
·         Partia Kristian Demokrate[4] – 1 transaksion; me vlerë 1 032 000 Lekë.
·         Partia Social Demokrate[5] – 1 transaksion; me vlerë 3 568 436 Lekë.
·         Partia Socialiste e Shqipërisë PSSH[6] – 2 transaksione; vlerë 35 990 094 Lekë.
Në ditët dhe javët në vijim priten të tjera transferta në favor të partive politike si fond vjetor. Gjithashtu si vit elektoral 2015-ta, do të shoqërohet edhe me shpërndarje të parave për subjekte zgjedhore sipas parashikimeve të Kodit. Këto pagesa që do të pasqyrohen në Spending Data Albania përmes rubrikave Transaksione Thesari dhe Shpenzime Elektorale. Të dy këto rubrika realizohen në kuadër të Projektit të organizatës tonë AIS, projekt me titull Money, Government and Politics (Para, Qeverisje dhe Politika).”