Në vitin 2014, peshën më të lartë të eksporteve të vendit tonë e kanë zënë zënë dy kategori grupmallrash: a) Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike dhe b) Tekstile dhe këpucë. Për vitin 2014, këto grupmallra zënë secili rreth 34% të totalit të eksporteve.
Sipas Open Data, eksportet e minerale, lëndë djegëse, energji elektrike kanë pësuar një rënie me rreth 14% krahasuar me vitin 2013, ndërsa eksportet e tekstile dhe këpucë kanë pësuar një rritje me rreth 24%. 
Një tjetër grupmallrash i rëndësishëm janë edhe materialet e ndërtimit dhe metalet, që për vitin 2014 zënë rreth 15% të totalit të eksporteve. Grupmallrat e tjera zënë pesha më të vogla në eksporte, pesha që vargojnë nga 1 deri në 7%.
Sa u përket importeve, ka patur tre grupmallra kryesore që zënë peshën më të lartë: a) Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi; b) Ushqime, pije, duhan dhe c) Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike.
Në vitin 2014, vlera e importeve për dy grupet e para të lartpërmendura ka pësuar rritje krahasuar me vitin 2013. Ndërsa importet për grupmallrat Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike kanë pësuar ulje për vitin 2014. 
Në vitin 2014, vlera e eksporteve të vendit tonë u rrit me 3.8% krahasuar me një vit më parë. Por ecuria pozitive e eksporteve, është më e vogël se rritja e importeve. Në vitin 2014, vlera e importeve ishte rreth 8.5% më e lartë.
Destinacioni kryesor i eksporteve të Republikës së Shqipërisë është Italia. Edhe importet më të mëdha vijnë nga vendi fqinj Italia, duke zënë rreth 30% të vlerës së importeve në total.