Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar online disa dokumente, duke theksuar se Thesari i Shtetit po përdoret për të financuar LSI-në.
“Ne Shqiperi, si ne asnje vend tjeter ne bote, Thesari i Shtetit eshte shnderruar ne thesarin e partise.
Ketu kemi liste pagesat sesi Kuvendi i Shqiperise dhe Ministria e Mjedisit perdorin Thesarin e Shtetit per te financuar LSI. Nga Thesari i Shtetit, pas kerkeses se Ministrise se Mjedisit, kane kaluar pagesat ne llogari te Levizjes Socialiste per Integrim me pershkrimin “Min. Mjedisit kuote partie gusht 2015” sic jane bere edhe te shume muajve te tjere pergjate 2015.
Duket se ne kete vend institucioni shteteror eshte bere anetar i LSI dhe si i tille paguan kuotizacion, ndersa Thesari i Shtetit kthehet ne llogaritar te LSI.
Ky eshte shembull i keqperdorimit me ekstrem i institucioneve publike qe kthehen ne leva partie ne kundershtim me dispozitat ligjore. I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi kete skandal te paprecedent, ne te cilin duart e zeza te partise, kovat e saj mbushen direkt ne kundeshtim flagrant me cdo ligj nga Thesari i Shtetit duke shnderruar ate ne thesar te partise!” shkruan Berisha në FB.