Open Data Albania po hulumton lidhur me subjektet e falimentit në Republikën e Shqipërisë. Sipas legjislacionit tatimor administrata tatimore kërkon në gjykatë fillimin e procedurave të falimentimit nëse tatimpaguesi ka 2 vjet që ka kaluar në status pasiv pranë QKR, ka detyrime tatimore të deklaruara si të pambledhëshme, rezulton me humbje të kapitaleve të veta për të paktën 3 vjet rresht ose ka detyrime të pashlyera ndaj administratës tatimore për të paktën 2 vjet.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në Shtator 2015, rezultojnë 118 subjekte tregtare në proces falimenti.

Rrethi me më shumë subjekte tatimore për të cilat kanë filluar procedurat e falimentimit është Vlora me 36 subjekte ose 31% të totalit. Ndërkohë rrethet e tjera shënojnë përkatësisht Durrësi me 27 subjekte ose 23% të totalit të subjekteve nën falimentim, Elbasani dhe Gjirokastra 8%, Tirana vetëm 8 subjekte ose 7% të totalit të subjekteve nën falimentim, Shkodra 4% etj. Njësi të cilësuara tatimpagues të mëdhenj në proces falimentimi janë 13 të tilla.



Administrata Tatimore nga ana e saj nuk jep të dhëna lidhur me emrin e administratorit apo të administratorëve të shoqërisë, si dhe datën dhe numrin e regjistrimit të kërkesës në gjykatë. Numri i ndërmarrjeve në falimentim përves një treguesi për cilësinë e biznesit në vend, sikurse shfaq edhe karakteristika të bizneseve që përdorin falimentin si një instrument për tu shmangur detyrimeve kundrejt palëve të treta që kanë investuar apo kredituar në kompani.