Open Data Albania po hulumton lidhur me subjekte të kategorisë së tatimpaguesve të mëdhenj të cilët janë nën faliment si dhe detyrimet që ata kanë ndaj sistemit bankar. Sipas legjislacionit tatimor administrata tatimore kërkon në gjykatë fillimin e procedurave të falimentimit nëse tatimpaguesi ka 2 vjet që ka kaluar në status pasiv pranë QKR, ka detyrime tatimore të deklaruara si të pambledhshme, rezulton me humbje të kapitaleve të veta për të paktën 3 vjet rresht ose ka detyrime të pashlyera ndaj administratës tatimore për të paktën 2 vjet.

Lista e subjekteve të falimentit është marrë nga faqja zyrtare e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve DPT për Shtator 2015, ndërsa vlera e kredive është marrë nga pasqyrat kontabël dhe të tjera dokumente të pasqyruara në ekstraktet e secilës shoqëri, publikuar ne web-in e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit QKR. Sipas DPT rezultojnë 13 tatimpagues të mëdhenj nën faliment.



Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Bilanci i CTCCOMPUTERS sh.p.k. marrë në QKR, Bilanci i CITY PARK sh.p.k.  marrë në QKR, Bilanci i INTER GAZ sh.p.k.  marrë në QKR, Bilanci i EUROPROGRES sh.p.k.  marrë në QKR, Bilanci i FISHEKU sh.p.k.  marrë në QKR, Bilanci i TACI OIL sh.p.k.  marrë në QKR, Bilanci i KUID sh.p.k. marrë në QKR   
Komentet dhe Analiza: ODA   

Në total janë 7.18 miliard lek kredi, leasing apo overdraft cilësuar tashmë kredi me probleme që u përkasin shtatë subjekteve tatimpagues të mëdhenj, nën sekuestro dhe falimentim.

Tatimpaguesi i madh që ndodhet nën faliment dhe njëkohësisht ka vlerën më të lartë të kredive të hapura është “City Park” me një detyrim të reflektuar në pasqyra kontabël, prej 3 696 963 347 lekësh ndaj sistemit bankar. Nga këto 242 495 818 lekë (Credins Bank), 163 789 683 lekë (Union Bank), 46 749 709 lekë (Credins Leasing), 3 243 928 137 lekë (Raiffeisen Bank & Tirana Bank). Kapitali i tij, i cili ndahet Avni Ponari (21%), Bedri Rryta (5%), Artan Mene (62%), Arian Mene (2%), Eduart Ibrahimi (5%), Aleksandër Pilo (5%). Kapitali themeltar shënon një vlerë prej 100 000 lekë.

Edhe “Taci Oil shpk” kuotat e të cilit janë 100% nën emrin e  Rezart Taci ka një vlerë të lartë të kredive të hapura. Përkatësisht, 208 395 000 lekë (Tirana Bank), 248 466 023 lekë (ISP), 380 000 000 lekë (Credins Bank), 359 738 427 lekë (Raiffaisen overdraft) dhe 541 150 248 lekë (ISP overdraft).

Në rastet e analizuara janë konsideruar vetëm kredi të karakterit bankar të marra drejtpërdrejt nga shoqëria dhe nuk janë reflektuar kredi të ortakëve apo aksionerëve të kompanisë. Në total të Shtator 2015 rezultojnë nën faliment 118 subjekte. Në këtë artikull të ODA është hulumtuar vetëm për subjekte tatimpagues të mëdhenj.

Tatimpagues të Mëdhenj nën faliment dhe detyrime ndaj Sistemit Bankar Shtator 2015




Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Bilanci i CTCCOMPUTERS
sh.p.k. marrë në QKR, Bilanci i CITY PARK sh.p.k.  marrë në QKR, Bilanci
i INTER GAZ sh.p.k.  marrë në QKR, Bilanci i EUROPROGRES sh.p.k.  marrë
në QKR, Bilanci i FISHEKU sh.p.k.  marrë në QKR, Bilanci i TACI OIL
sh.p.k.  marrë në QKR, Bilanci i KUID sh.p.k. marrë në QKR   

Komentet dhe Analiza: ODA

Për subjektet CTC Computers sh.p.k., City Park sh.p.k., Europrogres sh.p.k., Fisheku sh.p.k., Taci Oil sh.p.k. dhe Kuid sh.p.k. është vendosur masa e sekuestros.

Kontribuoi: Griselda Rruci