Mekanizmi okult, i errët dhe klientelist i financimittë parive politike konsiderohet si themeli i korrupsionitdhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri.Pavarësisht ligjeve, arnimeve, tryezave, konferencave,përbetimeve dhe institucioneve, mungesa etransparencës në financimin e partive politike ështëkryefjala e çdo raporti ndërkombëtar për zhvillimetnë Shqipëri. 

Nuk ka dyshime se shpenzimet e deklaratatnga partitë, për fushata elektorale, janë vetëm10 përqind e shpenzimeve reale. Dhe pikërisht kjoështë Thembra e Akilit. Tre partitë më të mëdha nëShqipëri, dy në pushtet dhe një opozitë, janë në përfshirënë një betejë gjyqësore, për të mos publikuarfinancuesit e fushatave elektorale. Instituti Shqiptari Shkencave, organizatë jofitimprurëse, ka paditurnë Gjykatën Administrative, Partinë Socialiste,Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim,për refuzim informacioni për financimin efushatës zgjedhore. 

“Në datën 09.06.2014 InstitutiShqiptar i Shkencave i dërgoi tre subjekteve zgjedhorekryesore në vend, përkatësisht PS, PD dhe LSIkërkesën zyrtare me shkrim në të cilën kërkonteprej secilit prej këtyre subjekteve informacion për:listën e dhuruesve të fondeve jo publike që keni përfituarprej datës 21 maj 2015 dhe që janë mbi shumën100 000 lekë ose shërbime apo sende të barazvlefshmeme të, listën e çdo shpenzimi që keni kryereventualisht prej datës 21 maj 2015 me fondet vjetoretë përfituara nga buxheti i shtetit 2015. 

Subjektetzgjedhore të sipërcituara e kanë marrë kërkesën nëdatën 10-11.06.2015 dhe kjo vërtetohet me dëftesatpostare të marrjes së kërkesës. Subjektet zgjedhoretë mësipërme nuk iu përgjigjën kësaj kërkese”,thekson paditësi. 

“Instituti Shqiptar i Shkencaveparaqiti kërkesë ankimore pranë Komisioneritpër të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e tëDhënave Personale. Komisioneri në datën25.07.2015 na vuri në dijeni për vendimin e tijnr.44, datë 22.07.2015 “Për rrëzimin e ankesës”,me anë të të cilit rrëzonte kërkesën ankimore tëparaqitur prej nesh me nr. 675 prot., datë 9.07.2015me arsyetimin se “informacioni administrohet ngaorganizata të cilat në kuptim të këtij lloji dhe konformnenit 2 të tij, për nga mënyra e organizimit tëtyre, funksionimit dhe kuadrit ligjor rregullatornuk përkufizohen si autoritete publike”, thuhet nëpadi.

 Ndërkaq, Instituti pretendon se partitë janëautoritete publike sepse: partitë politike financohennë pjesën më thelbësore të tyre prej buxhetit tështetit dhe se përfitojnë donacione jopublike përtë arritur qëllime të rëndësishme publike. Tashmëfjala e fundit i takon Gjykatës Administrative.