Open Data Albania po përditëson të dhëna për Investime të Huaja Direkte IHD, në Kosovë sipas shtetit të origjinës. Investimet e huaja direkte janë tregues i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimit të ekonomisë.

Gjatë vitit 2014 rezultojnë në total 151.2 milionë euro Investime të Huaja Direkte të vitit, duke shënuar rënie kundrejt 259.02 milionë euro që ishin një vit më parë. Shteti nga ku e kanë origjinën pjesa më e madhe e IHD-ve në Kosovë për vitin 2014 është Zvicra me 38.2 milion euro, ndryshe nga viti 2013 ku vendin e parë si investues në Kosovë e zinte Turqia me 82.8 milion euro. IHD-të me origjinë zvicerane zënë 14% të totalit të investimeve të huaja direkte për vitin 2014.

Shtete të tjera me peshë sa i takon IHD-ve janë Austria dhe Gjermania (11%), Turqia dhe Shqipëria (8%) etj. Interesante paraqiten Britania e Madhe, Holanda, Greqia dhe Qipro pasi vlera e IHD vitin 2014 me këto vende paraqitet negative. Kjo tregon që investitor të cilët më parë kanë pasur investime në Kosovë në këtë vit i kanë tërhequr investimet. Britania e Madhe shënon tërheqje me -39.5 milion euro IHD gjatë këtij viti, në një kohë që një vit më parë ky shtet shënonte prurje me 10.66 milion euro IHD në Kosovë.

Burimi: Banka Qendrore e Kosovës
Komentet dhe analiza: ODA

Ndër vite situata e IHD-ve sipas shtetit nga e kanë origjinën ndryshon. Në vitin 2007 dhe 2011 pjesa më e madhe e IHD-ve e kanë origjinën nga Britania e Madhe me një vlerë prej 116.16 dhe 80.1 milionë euro. Në vitin 2008 IHD-të më së shumti vijnë nga Austria me një vlerë prej 51.3 milionë euro.

Në dy vitet pasues është Gjermania shteti që shënon vlerën më të madhe të Investimeve të Huaja Direket. Gjatë këtyre viteve ky shtet ka investuar në Kosovë përkatësisht 75.15 dhe 91.54 milionë euro. Në vitet  2012-2013 rezulton se është Turqia e cila ka investuar më shumë në shtetin kosovar. Në vitin 2012 Investimet e Huaja Direkte nga ky vend shënonin vlerën e 65.55 milionë eurove dhe një vit më vonë 82.73 milionë euro.

Investimet e Huaja Direkte ne Kosove sipas shtetit te origjinës 2007-2014


Burimi: Banka Qendrore e Kosovës
Komentet dhe analiza: ODA

Investimet e Huaja Direkte ne Kosove sipas shtetit te origjinës 2007-2014




Burimi: Banka Qendrore e Kosovës
Komentet dhe analiza: ODA

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015 është sërish Zvicra që shënon pjesën më të madhe të Investimeve të Huaja Direkte në Kosovë me përkatësisht 40.5 milion euro. Vlera negative të IHD-ve në këtë periudhë shënojn Holanda me -11.6 milion euro dhe Greqia me -0.3 milion euro investime.

Gjendja e investimeve te Huaja Direkte ne Kosove sipas shtetit te origjinës 31 Dhjetor 2014
Vlera ne milionë euro



Burimi: Banka Qendrore e Kosovës
Komentet dhe analiza: ODA

Më 31 Dhjetor 2014 gjendja akumulative, e IHD-ve në Kosovë paraqitet: me vendet e Bashkimit Europian janë kryer 987 milionë euro Investime Hyrëse të Drejtpërdrejta dhe 74.3 milionë euro Investime të Drejtpërdrejta Dalëse; me shtetet e tjera Europiane janë kryer 644.3 milionë euro IHD Hyrëse dhe 85.5 Investime Dalëse- dhe me shtetet e tjera Joeuropiane janë kryer 128.5 milionë euro IHD Hyrëse dhe 14.8 IHD Dalëse.

Gjendja e investimeve te Huaja Direkte ne Kosove sipas shtetit te origjinës 31 Dhjetor 2013-31 Dhjetor 2014
Vlera ne milionë euro


Burimi: Banka Qendrore e Kosovës
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Banka Qendrore e Kosovës
Komentet dhe analiza: ODA

Në total më 31 Dhjetor 2014 gjendja e Investimeve të Huaja Direkte shënon 2.96 miliardë euro Investime Hyrëse dhe 175 milionë euro Investime Dalëse, vlera më të larta këto krahasuar me ato të datës 31 Mars 2014 kur gjendja e Investimeve të Huaja Direkte rezultonte 2.8 miliardë euro Investime Hyrëse dhe 141 milionë euro Investime Dalëse. Rritje kanë shënuar këto flukse edhe në gjashtëmujorin e parë të 2015. Ndërkohë interesant paraqitet raporti i theksuar i IHD me origjinë vende joevropiane dhe vende të paspecifikuara drejt Kosovës.

Kontribuoi: Griselda Rruci