Bashkia Kavajë me kryebashkiak të rizgjedhur zotin Elvis Roshi, është audituar dy herë gjatë periudhës së marrë në shqyrtim, përkatësisht në 2011 dhe 2013. Gjatë kësaj periudhe janë gjetur shkelje të ligjshmërisë me efekte financiare në vlerën totale rreth 34.4 milionë lekë, ku viti 2013 shënon edhe dëmin ë vlerë më të lartë.
Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Përpunimi dhe komentet: ODA
Në vitin 2011 dëmi i evidentuar ishte 9.71 milionë lekë, i shkaktuar 65% apo 6.38 milionë lekë në fushën e urbanistikës dhe pjesa tjetër 3.32 milionë lekë në prokurime. Në raport me vitin 2009, dëmi total ishte rreth dy herë më i lartë.
Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Përpunimi dhe komentet: ODA
Viti 2013 shënon një rritje të lartë të dëmit të gjetur, 24.5 milionë lekë, 2.5 herë më shumë se sa në auditimin e 2011-s. Në këtë kontroll, pesha më e lartë e dëmit i përket fushës së prokurimeve me 20.92 milionë lekë, gjetje e shoqëruar edhe me 6 kallëzime penale nga ana e KLSH-së për shkelje të pabarazisë së pjesëmarrësve në tendera, duke skualifikuar padrejtësisht operatorët ekonomikë me oferta me vlera më të ulët.
Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Përpunimi dhe komentet: ODA
Dëmi ekonomik sipas sektorëve Bashkia Kavajë 2009-2013
Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Përpunimi dhe komentet: ODA