Ilir Meta në VOA “S’kam makinë”? Në ILKPD dhe TV ka deklaruar ndryshe. Në intervistën e djeshme për “Zërin e Amerikës”, Ilir Meta pohoi se nuk ka as makinë personale. Madje ai u nervozu nga pyetjet e gazetarës për jetën e tij lluksoze.
Por sa “i varfër” është Ilir Meta?
Menjëherë pas intervistës së Metës , Aranita Brahaj drejtore ekzekutive tek Open Data Albania, postoi linkun e pasurisë të deklaruara të familjes së Metës.
Përmes pasqyrimit të asaj që vet familja Meta ka dhënë zyrtarisht , bashkëshortja , Monika Kryemadhi ka deklaruar në ILDKPI se ka një makinë me një vlerë afro 34 mijë euro.
Por nuk mbaron këtu. Në deklaratën e saj thuhet se ajo ka një apartament 200 m2 me një vlerë 400 mijë euro në zonën e ish-Bllokut.
Gjithashtu ka një apartament afro 100 m2 si dhe një tjetër prej 75.5 m2.
Në deklaratën e Kryemadhit është edhe një pronë prej 1200 m2 me një vlerë prej 5 milion lekësh të reja.
Deklarata citon edhe një object ndërtimim ne tokën me sip. 1900 m2 si dhe një tjetër apartament 2 dhoma e kuzhinë.
Por nuk është vetëm kjo pasuria e deklaruar e çiftit Meta. Në një emision televiziv nga Sonila Meço, në Agon Channel, vet Monika Kryemadhi i prezantoi publikut këtë super-vilë lluksoze.
Janë 2000 m2 oborr me ullinj dhe palma gjigande që u sollën me helikopter  si dhe brenda në vilë ndodhne 11 wc!
Mobilimi kushton mbi 400 mijë euro. Sipas Monikës edhe macja ka tualetin e veçantë për të kryer nevojat personale.
Në këtë shtëpi u bë edhe ditëlindja e Metës shpenzimet e së cilës kanë kaluar 500 mijë eurot.
Gjithsesi, duke iu referuar hulumtimit të “Open Data Albania”, znj. Kryemadhi ka deklaruar në ILDKPI se ka një makinë të blerë në vitin 2005 me një vlerë afro 34 mijë euro. Në deklaratën e saj janë edhe banesat dhe pronat e shumta që çifti Meta-Kryemadhi kanë në pronësi.