Open Data Albania ka hulumtuar mbi dëmin ekonomik të shkaktuar nga bashkitë me mandat të rikonfirmuar në zgjedhjet lokale të vitit 2015. Dëmi ekonomik është një tregues që del nga procese auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Bashkia Kamëz, me kryebashkiak të rizgjedhur zotin Xhelal Mziu, në periudhën kohore të marrë në shqyrtim është audituar 4 herë nga KLSH, i cili ka raportuar rreth 61.97 milionë lekë dëm total i shkaktuar nga shkeljet ligjore me efekte financiare.



Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Përpunimi dhe komentet: ODA

Demi ekonomik total ne Bashkine Kamez ne vitet 2008-2013 (ne leke)


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Përpunimi dhe komentet: ODA

Viti me dëmin më të lartë ekonomik ka qenë 2008-a me 42.4 milionë lekë, ndërkohë që vitet e tjera paraqiten me shifra më modeste parregullsish të gjetura. Pjesa më e madhe e dëmit në 2008-n është i përket fushës së prokurimeve, me 21.3 milionë lekë dëm për shkak të shkeljes së procedurave të prokurimit publik. Një peshë të ndjeshme zënë edhe mospagesat e detyrimeve tatimore në vlerën 14 milionë lekë dhe parregullsitë në paga dhe shpërblime për 6.87 milionë lekë.

Viti 2010 shënon rënie drastike të dëmit total, rreth 15 herë më të ulët se në 2008-n. 2.78 milionë lekë dëm të evidentuar i përkasin në masën më të madhe prokurimeve me 2.56 milionë lekë dhe pjesa tjetër tatim-taksave. Në vitin 2011, vlera e dëmit total prezantohet akoma më e ulët, 1.73 milionë lekë, i gjithi në fushën e prokurimeve.


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Përpunimi dhe komentet: ODA  

Dëmi ekonomik sipas sektorëve në Bashkinë Kamëz (në lekë)



Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Përpunimi dhe komentet: ODA

Situata paraqitet ndryshme në vitin 2013. Janë raportuar 15 milionë lekë dëm ekonomik, rreth 8.7 herë më shumë se në vitin 2011. Pjesa më e madhe e dëmit i përket fushës së urbanistikës, 6.4 milionë lekë, i shkaktuar nga një kompani private e cila ka paguar më pak së niveli duhur taksë të ndikimit në infrastrukturë. Në fushën e pagave dhe shpërblimeve dëmi total është 4.87 milionë lekë, i shkaktuar nga pagesa e orëve të punës jashtë orarit dhe pagesa për trajnime jashtë vendit. Pjesa tjetër e dëmit i përket prokurimeve, 2.57 milionë lekë, për shkelje të ndryshme si pagesa për punime të pakryera, pagesa të kryera dy herë për të njëjtin objekt, etj.

Nëse do të merrej në shqyrtim vetëm sektori i prokurimeve, viti 2008 ka rezultuar me nivelin më të lartë krahasuar me gjithë vitet e tjera.


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Përpunimi dhe komentet: ODA   

Kontribuoi: Blerta Zilja