Prokurimet publike vijojnë të shkaktojnë dëmet më të mëdha në buxhetin e shtetit. Sipas shifrave të publikuara nga Open Data Albania gjatë vitit 2014 KLSH kapi dy herë më shumë se një vit më parë abuzime me tenderat. Shifrat mund të jenë shumë më te larta ngaqë auditorët e kanë të pamundur të kontrollojnë të gjithë tenderat që zhvillohen në një vit.