Open Data Albania po hulumton mbi tregues të procesit të prokurimeve dhe ankandeve publike në ato bashki ku  kryetarët janë rimandatuar në Zgjedhjet për Pushtet Vendor të 21 Qershorit 2015. Në bashkinë Vorë është rizgjedhur për një mandat të katërt zoti Fiqiri Ismaili. Hulumtimi ka si objekt prokurime dhe ankande publike të shpallura në dymbëdhjetë muajt e vitit 2014. Treguesit përmbajnë informacion mbi numrin e procedurave të prokurimeve dhe ankandeve, strukturën sipas llojit të procedurës, vlera të tenderuar dhe shpërndarjes sipas klientëve.

Një vend i veçantë në analizë i është kushtuar konkurueshmërisë  duke kategorizuar tenderimet në katër nivele: me operator të vetëm si mungesë konkurueshmërie, me dy deri tre operator, me katër deri dhjetë operator apo më shumë se dhjetë operator (konkurueshmëri e lartë).

Gjatë vitit 2014, Bashkia Vorë ka zhvilluar dy procedura të hapura ankandi. Konkretisht ankandi i Shitjes për Skrap të një Fadrome dhe Shitjes për skrap të një sasie hekuri me vlerë totale të shpallur dhe vlerë shitje përkatësisht 466 mijë dhe 467 mijë lekë.

Të dy rastet janë karakterizuar nga konkurueshmëri e ulët (me vetëm nje pjesëmarrës), ku fitues ka qënë zoti Petrit Lleshi (Person Fizik). Vetëm në njërin nga rastet, vlera e shitjes ka qënë me e lartë se vlera fillestare e shpalljes, në rastin tjetër këto vlera kanë qënë identike.

Ankande të shpallura në vitin 2014, Bashkia Vorë



Burimi: Buletin APPP
Komente dhe Analiza: ODA

Për sa i përket prokurimeve, Bashkia Vorë ka shpallur 28 procedura prokurimi. Ku 3 prej tyre janë prokurime me procedurë të hapur; 22 përkojnë me kërkesa për propozim; ndërsa 3 janë raste të prokurimit  me negocim të drejtpërdrejt me një vlerë prej 17.2 milion lekë. 2 raste të procedurave me negocim janë shtesa kontrate të objekteve të mëparshme, me një vlerë prej 16.9 milion lekë.


Burimi: Buletin APPP
Komente dhe Analiza: ODA


Burimi: Buletin APPP
Komente dhe Analiza: ODA

Prej 28 procedurave të shpallura, 19 janë finalizuar me shpallje fituesi dhe nënshkrimin e një kontrate. Në 9 raste procedura e prokurimit ështe anuluar për arsye që lidhen me problematika në dokumentacionin e paraqitur.


Burimi: Buletin APPP
Komente dhe Analiza: ODA


Burimi: Buletin APPP
Komente dhe Analiza: ODA

Nëntë procedurat e anuluara kanë pasur në total një fond limit prej 69.4 milion lekë. Ndërkohë për 19 procedurat e finalizuar me nënshkrim kontrate fondi limit ndryshon me fondin e ofertuar në vlerën 4.62 milion lek ose 5% e fondit limt të shpallur për këto 19 procedura.

Vlera për Prokurime të shpallura dhe finalizuar me nënshkrim kontrate 2014, Bashkia Vorë



Burimi: Buletin APPP
Komente dhe Analiza: ODA


Burimi: Buletin APPP
Komente dhe Analiza: ODA

Vetëm në 3 rastet e procedurave me negocim të drejtëpërdrejt fondi limit në shpallje është identik me fondin e paraqitur nga operatori fitues. Fond Limit është vlera e shpalljes së prokurimit. Vlera e kontratës së lidhur nuk duhet ta tejkalojë Fondin Limit të shpallur.

Në fondin e kontraktuar prej 80 milion lekë, janë 8 raste me vlerë 14 milion lekë të shpenzuara për Blerje Mallrash. Në 6 raste janë për Shërbime Publike dhe në 5 procedura objekt prokurimi janë veprat publike me rikonstruksion apo ndërtime. Peshën më të madhe në fondin e kontraktuar e zë rikonstruksioni apo ndërtimi i Veprave Publike me 52 % të vlerës totale .


Burimi: Buletin APPP
Komente dhe Analiza: ODA

Vlera të Prokuruara sipas Kategorisë së Shpenzimit Mallra Shërbime dhe Vepra Publike, Bashkia Vorë 2014.

Burimi: Buletin APPP
Komente dhe Analiza: ODA

Nëse do të vlerësonim sipas konkurueshmërisë, bëjmë një kategorizim sipas numrit të operatorëve që marrin pjesë në garë. Konsiderohen si procedura me konkurueshmëri të munguar ato procedura, në të cilat paraqitet vetëm një ofertues. Po kështu pa konkurueshmëri do të konsiderohen edhe rastet e negocimit të drejtpërdrejt, të cilat zënë rreth 21.5% të vlerës së kontraktuar.

32.7% e Vlerës së Kontraktuar është tenderuar me mungesë konkurueshmërie apo me konkurrent të vetëm, ndërsa 40.4% e fondit të kontraktuar ose 2 tendera nga kjo Bashki, karakterizohen nga një nivel mesatar konkurueshmërie, me pjesëmarrje prej 4 operatorësh.

Konkurueshmëria në Prokurime Publike, Bashkia Vore 2014



Burimi: Buletin APPP
Komente dhe Analiza: ODA


Burimi: Buletin APPP
Komente dhe Analiza: ODA


Burimi: Buletin APPP
Komente dhe Analiza: ODA

Për 19 procedurat e prokuruara kemi 11 operator fitues. Në 5 raste kemi operator të shpallur fitues në dy apo më shumë tenderime. Subjektet që kryesojne janë BE-IS SHPK, Senka SHPK, Arben Karamuca (Person Fizik) me tre procedura tenderimi të fituar, përkatësisht me vlera 3.7 milion, 20 milion dhe 3.8 milion lekë.


Burimi: Buletin APP dhe DataBaza QKR
Komente dhe Analiza: ODA

Sa i përket renditjes sipas peshës që zë cdo subjekt fitues në vlerën e kontraktuar, renditet i pari bashkëpunimi midis kompanisë Al-Asfalt SHPK dhe Eral Construction SHPK, me një tender të fituar. Tenderi i Rikonstruksionit, Sistemimit dhe Asfaltimit të Rrugëve të Brendshme të Fshatit Mucaj Aksi 01, me vlerë 27.9 milion lekë, ose 34% e vlerës totale të kontraktuar. Më pas renditet kompania Senka SHPK me tre tendera të fituar, me vlerë 20 milion, ose  24% e vlerës se kontraktuar.

Renditja për Operator sipas Vlera të Prokuruar , Bashkia Vorë 2014

Burimi: Buletin APP dhe DataBaza QKR
Komente dhe analiza Open Data Albania


Burimi: Buletin APP dhe DataBaza QKR
Komente dhe analiza Open Data Albania

Përkufizimie: Ligji Mbi Prokurimet Publike, njeh disa procedura për të siguruar realizimin e kontratave me objekt Punë, Shërbime apo Blerje Mallrash me fonde publike:

Procedura të Hapura janë procedurat ku çdo operator ekonomik i interesuar mund të dorëzojë një ofertë.

Procedura të Kufizuara janë procedurat ku vetëm operatorëve ekonomik të përzgjedhur nga Autoriteti Kontrakto u jepet e drejta të dorëzojnë ofertë. Proceduara të kufizuara aplikohen për rastet kur për mallrat, shërbimet apo punët publike duhet një kapacitet i caktuar teknik, profesional ose financiar. Rast tjetër parashikuar në ligj për procedurën e kufizuar është kur për autoritetin kontraktor rezulton më me leverdi ekonomike.

Kërkesa për Propozim janë procedura me anë të së cilave autoriteti kontraktor kërkon oferta nga një numër i kufizuar operatorësh ekonomikë të përzgjedhur prej tij, por pranon edhe oferta të paraqitura nga operatorë të tjerë ekonomikë, të interesuar;

Procedura për Shërbim Konsulence janë me natyrë intelektuale dhe këshillimore, që nuk përfshin lloje të tjera të shërbimit ku mbizotërojnë aspektet fizike të aktivitetit;

Procedura me Konkurs Projektimi përkufizohen të gjitha ato procedura, ku Autoriteti Kontraktor përzgjedh me anë të një jurie me konkurs një studim apo projekt që ka vetëm natyrë estetike, kryesisht në fushën e planifikimit urban, rural, arkitektonik etj.

Në të gjitha rastet kur procedurat e mësipërme rezultojnë të pasuksesshme, ofertat janë të pavlefshme apo nuk përmbushin kërkesat e dispozitave ligjore kombëtare, Ligji parashikon

Procedurë me Negocim. Kjo vlen edhe për raste emergjence, raste kur nuk duhet cënuar e drejta e autorit, apo mallrat janë të kuotuara në bursë. Në rastin e procedurës me negocim autoriteti kontraktor e përzgjedh vetë operatorin ekonomik dhe kushtet e kontratës. Një rast tjetër i procedurave me negocim janë edhe shtesat e kontratave, për punë apo shërbime shtesë, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në kontratën fillestare, por që për shkak të rrethanave të paparashikuara, janë bërë të domosdoshme. Shtesa kontrate gjithashtu gjithashtu aplikohen edhe kur ndërtimet apo shërbimet suplementare nuk mund të ndahen nga kontrata fillestare pa shkaktuar vështirësi të mëdha, teknike e ekonomike për Autoritetin Kontraktor, me kusht që vlera shtesë të mos tejkalojë 20 % të vlerës së kontratës fillestare.

Ligji mbi Ankandet përkufizon si Ankand publik procedurën e shitjes, nëpërmjet së cilës përcaktohen të drejtat e pronësisë që transferohen në formën e ofertës publike, në bazë të çmimit më të lartë të ofruar. Si Autoritete Shitës përkufizohen ato autoritetete publike, të cilat, në zbatim të këtij ligji, kanë të drejtë të shesin pronën publike nëpërmjet ankandit publik dhe të zbatojnë kontratat e tyretë shitjes.

Gjithashtu ky Ligj njeh disa procedura për zhvillimin e një ankandi:

Procedura të hapura
janë ato ankande, përmes të cilave çdo kandidat blerës i interesuar mund të dorëzojë ofertën e vet.

Procedura me përzgjedhje të blerësve janë ankandet, përmes të cilave vetëm kandidatët
e përzgjedhur nga autoriteti shitës mund të dorëzojnë oferta.

Procedura me negocim
janë ankandet, përmes të cilave autoriteti shitës i përzgjedh
vetë kandidatët blerës dhe negocion kushtet e kontratës me një ose më shumë prej tyre.

Kontribuoi: Eva Meqemeja