Buxhetimi vendor është një proces kyç për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të njësive të qeverisjes vendore. Ai mundëson menaxhimin efektiv të burimeve financiare për të përmirësuar shërbimet dhe infrastrukturën publike. Një analizë e detajuar e të ardhurave dhe shpenzimeve ndihmon në planifikimin dhe shpërndarjen e drejtë të fondeve.

Sipas Raportit të Monitorimit për Buxhetin Vjetor 2023 të Bashkisë Has, kjo njësi e qeverisjes vendore raporton rreth 340 lekë të ardhura. Këto të ardhura në masën 90% vijnë si Transferta nga Buxheti Qendror, 4.24% nga Burimet e Veta të Bashkisë, dhe 4.65% nga Taksat e Ndara.

Nëse bëjmë krahasimin për periudhën 2020-2023, shohim që ky raport i burimeve të të ardhurave të Bashkisë Has në katër vite mbetet i njëjtë.



Burimi: Bashkia Has, Raporti i Monitorimit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Bashkia Has, Raporti i Monitorimit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të ardhurat totale sipas Burimit të Financimit, Bashkia Berat (Lekë)


Burimi: Financat Vendore, http://financatvendore.al/data/revenues
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Taksat dhe tarifat vendore që janë burime kryesore të të ardhurave të veta për njësitë e vetëqeverisjes vendore. Ato rregullohen me Ligji nr. 9632/2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore”, i ndryshuar.

Llojet e taksave vendore përfshijnë:

  • Taksa mbi pasurinë e paluajtshme (ndërtesat, toka bujqësore, trualli dhe transaksionet e tyre)
  • Taksa e fjetjes në hotel
  • Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja
  • Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme
  • Taksa e tabelës dhe reklamat
  • Taksat e përkohshme dhe të tjera të përcaktuara me ligj, etj.

Llojet e tarifave vendore përfshijnë:

  • Tarifa për zënien dhe përdorimin e hapësirës publike
  • Tarifa për përdorimin e tabelave dhe reklamave
  • Tarifa për furnizimin me ujë dhe kanalizime
  • Tarifa për shërbimet administrative dhe licencat
  • Tarifa të tjera të përcaktuara nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore, etj.

Në vitin 2022, peshën më të lartë në të ardhurat nga taksat dhe tarifat në Bashkinë Has e zënë arkëtimet nga Tarifa për Shërbimet Administrative 43.65%, ndjekur nga Tarifa për Shërbimet Publike (mbetje, gjelbërim, etj.) me rreth 30.32% të totalit.



Burimi: Financat Vendore, http://financatvendore.al/data/revenues
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të Ardhura nga Taksat dhe Tarifat 2022 (Lekë), Bashkia Has


Burimi: Financat Vendore, http://financatvendore.al/data/revenues
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Taksa te ndara (share tax) – janë ato taksa kombëtare, një pjesë e të ardhurave të të cilave i kalojnë pushtetit vendor, me ligj. Administratori i kësaj takse, derdh për llogari të pushtetit vendor përqindjen e përcaktuar sipas ligjit, por vetëm pasi kjo, të jetë paguar nga taksapaguesi. Pushteti vendor, është i lirë ta përdore ketë shume për nevojat e veta.

Përkatësisht taksat që ndahen me njësitë e qeverisjes vendore (neni 25, Ligji Nr. 68/2017 “Për Financat Vendore”, i ndryshuar):

  • 97% e të ardhurave nga taksa e kalimit të së drejtës së pronësisë për pasurinë e paluajtshme për individë, personat fizikë dhe juridikë;
  • 25% e të ardhurave nga taksa vjetore për qarkullimin e mjeteve të përdorura;
  • 2% e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale;
  • 5% e të ardhurave nga renta minerare, sipas përcaktimeve të bëra në ligjin për taksat kombëtare.

Bashkia Has siguron nga taksat e ndara mesatarisht në vit 3.2% të totalit të të ardhurave për periudhën 2010-2022.



Burimi: Financat Vendore, http://financatvendore.al/data/revenues
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Burimi kryesor i të ardhurave të Bashkisë Berat janë Trasfertat e Qeverisë Qendrore, të cilat ndahen në transferta të pakushtëzuara dhe të kushtëzuara.

  • “Transfertë e pakushtëzuar” është një transfertë e dhënë nga Buxheti i Shtetit për njësitë e vetëqeverisjes vendore, pa kushte, pa interes dhe pa të drejtë kthimi.
  • “Transfertë e kushtëzuar” është një transfertë nga Buxheti i Shtetit apo të tretë për njësitë e vetëqeverisjes vendore, që përdoret vetëm për funksionin e deleguar, projekte të veçanta dhe sipas llogarisë ekonomike për të cilin është dhënë ose sipas përcaktimeve të legjislacionit apo marrëveshjes.

Këto transferta rregullohen nga Ligji nr. 68, datë 27.04.2017, “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”, i ndryshuar, i cili përcakton madhësinë dhe mënyrën e ndarjes për NJVQV.



Burimi: Financat Vendore, http://financatvendore.al/data/revenues
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet e Buxhetit Vendor

Struktura e Shpenzimeve të Buxhetit Vendor është e njëjtë sikurse shpenzimet e Buxhetit Qendror, shpenzime kapitale dhe shpenzime korrente.

Në rastin e Bashkisë Has, shpenzimet për vitin 2022, u ndanë 5.64% në shpenzime kapitale dhe 94.36% shpenzime korrente (27.39% shpenzime personeli dhe 66.97% shpenzime operative mirëmbajtje).

Shpenzimet sipas natyrës ekonomike 2022 (Lekë), Bashkia Has


Burimi: Financat Vendore, http://financatvendore.al/data/revenues
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Shpenzimet sipas natyrës ekonomike 2010 – 2022 (Lekë), Bashkia Has


Burimi: Financat Vendore, http://financatvendore.al/data/revenues
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet sipas Funksioneve 2022 (Lekë), Bashkia Has


Burimi: Financat Vendore, http://financatvendore.al/data/revenues
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Për të aksesuar listën e tenderave për Punë Publike të Bashkisë Berat mund të përdorni databazën Open Procurement Albania.

Në menunë Prokurime Publike Njësi të Qeverisjes Vendore gjeni të dhëna për prokurimet publike për çdo bashki, çdo formë kontrate apo procedure.