Ky tregues nuk përputhet dhe është larg në vlerë me treguesin e shpenzimeve të njësisë ekonomike familjare të llogaritur nga anketat e zhvilluara nga INSTAT, për shkak të zërave të ndryshëm të përfshirë në të dy këta tregues. Shifra e konsumit final të familjeve përfshin: Blerjen e produkteve të perditshme (ushqim, cigare, telefoni, etj); Shpenzimet shëndetësore; Blerjen e autoveturave; Shpenzimet e qerasë; Shpenzimet e qerasë së nënkuptuar; Etj.
Shpenzimet e qerasë së nënkuptuar janë shpenzimet që një familje (që zotëron një shtëpi) do paguante nëse do paguante qera për shtëpinë (pra edhe pse një familje mund ta zotërojë një shtëpi, ky shpenzim llogaritet për qëllimet e PBB-së). Pra, shifra është në nivele të larta sepse përfshin edhe qeranë që duhet të paguante familja në teori për shtëpinë ku banon.
Vlera totale vjetore e Konsumit Final të Familjes Shqiptare është pjesëtuar me numrin e familjeve e më pas me 12 muajt e citit për të përllogaritur konsumi privat mesatar të një familje në një muaj.
Shpenzimet të Familjeve mesatarja mujore në vite
Burimi: INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA
*Numri i familjeve është i interpoluar
Burimi: INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA
Niveli i konsumit privat ka pasur rritjen më të madhe në vitin 2008 (rritje me 16%), dhe rritjen më të vogël në vitin 2013 (rritje me 3.0%). Konsumi privat mujor ka qënë në vlerën më të lartë në vitin 2014 (119,550.51 ALL), dhe më të ulët në vitin 2007 (83,440.14 ALL).
Mesatarisht, rritja vjetore e konsumit mujor të familjeve ka qënë 5.4% në 7 vitet e fundit.