Open Data Albania po hulumton lidhur me shtetas të huaj të pajisur me leje qëndrimi e që jetojnë e punojnë në Republikën e Shqipërisë për periudhën 2011-2014. Në vitin 2014 në vendin tonë raportohet se janë pajisur me leje punësimi nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit dy mijë e pesëdhjetë e katër shtetas të huaj, pra njëqind e tridhjetë e pesë më pak se një vit më parë. Sipas legjislacionit kombëtar çdo shtetas i huaj që pajiset me leje punësimi ka detyrim të ketë paraprakisht një leje qëndrimi në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në harkun kohor 2011-2014 numrin më të madh të lejeve të punës për të huajt e shënon viti 2012 me 2 499 leje, nga të cilat 2,199 për punëmarrës, 275 të vetëpunësuar dhe 25 për investitorë. Në dy vitet në vazhdim ky numër ka ardhur duke u ulur.


Burimi: Shërbimi Kombëtar i Punësimit

Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Shërbimi Kombëtar i Punësimit
Komentet dhe analiza: ODA

Këta shtetas të huaj që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, janë të pajisur me leje pune në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Aktiviteti ekonomik me numrin më të madh të lejeve të punës për të huajt është Ndërtimi, i cili përbën 29% të totalit të lejeve. Në këtë sektor janë lëshuar 596 leje nga 2 054 që janë lëshuar në total.

Sektorë të tjerë me numër të lartë lejesh janë: Tregtia dhe Shërbimet me nga 288 leje secila, Industria Përpunuese me 246 leje, Minierat dhe guroret me 226 leje etj.

Burimi: Shërbimi Kombëtar i Punësimit
Komentet dhe analiza: ODA

Shtetas të huajt të pajisur me leje pune sipas aktivitetit ekonomik të ndërmarrjes 2014

Burimi: Shërbimi Kombëtar i Punësimit
Komentet dhe analiza: ODA

Personat që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë e që janë të pajisur me leje pune më së shumti kanë shtetësi turke dhe zënë 52% të totalit të shtetasve të huaj që janë të pajisur me leje pune në Shqipëri.

Këta shtetas pasohen nga ata kinez me 12%, kanadez me 8%, kosovarë me 4% etj. Pra, janë 1 068 shtetas turk, 246 kinez, 164 kanadez etj që punojnë në Republikën e Shqipërisë sipas raporteve të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.


Burimi: Shërbimi Kombëtar i Punësimit
Komentet dhe analiza: ODA



Burimi: Shërbimi Kombëtar i Punësimit
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci