Open Data Albania po hulumton mbi numrin e shtetësive te dhëna nga vendet e Bashkimit Europian dhe EFTA përgjatë viteve 2009-2014.  Shtetësitë e dhëna nga vendet e BE dhe EFTA kanë pasur rritjen më të madhe të tyre në vitin 2013, vit në të cilin u akorduan 981 mijë pasaporta të reja. Në vitin 2014, u akorduan 889 shtetësi të reja nga vendet e BE dhe EFTA. Ky vit pasoi një rënie me 9%. Britania e Madhe pakësoi numrin e shtetësive të reja të dhëna në këtë vit me 40% të totalit të një viti më parë.


Burimi: EuroSTAT   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania   

Totali i shtetësive te dhëna nga vendet e BE dhe EFTA, 2009-2014


Burimi: EuroSTAT   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Gjermania, Franca, Spanja, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe vitet e fundit Suedia janë ndër vendet me më shumë shtetësi të dhëna ndër vite.


Burimi: EuroSTAT   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Për vitin 2014, Spanja është vendi qe ka dhëne numrin me te madh te shtetësive. Pas saj vjen Italia, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca. E ndare ne vlere relative, Spanja ka akorduar rreth 23% te totalit te shtetësive te dhëna nga gjithë vendet e BE dhe EFTA, Italia rreth 15%, Mbretëria e Bashkuar rreth 14%, ndërsa Gjermania dhe Franca me rreth 12% secila.


Burimi: EuroSTAT   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shtetësitë e dhëna nga vendet e BE dhe EFTA u janë akorduar si shtetasve te BE dhe EFTA qe kane vendosur te marrin një shtetësi te re, ashtu edhe vendeve jashtë BE-së. Rreth 88% e shtetësive te dhëna i janë akorduar shtetasve jashtë BE dhe EFTA, 11% shtetasve te BE dhe EFTA, ndërsa me pak se 2% individëve me shtetësi te panjohur ose pa shtetësi.


Burimi: EuroSTAT   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Për vitin 2014, femrat kane përfituar me shume shtetësi Europiane sesa meshkujt. Raporti në përqindje është 51.8% femra që kanë fituar shtetësi në një vend të EU-së kundrejt 48.2 meshkuj. Vende si Kroacia dhe Islanda kanë mbi 60% të shtetësive të dhëna për femra. Ndërsa Rumania me 57.9%, Sllovenia me 58.5% dhe Greqia me 56.3% kanë përqindjet më të lartë për shtetësi të dhëna për Meshkuj.



Burimi: EuroSTAT   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nga ana tjetër, me shume se 50% e përfituesve te shtetësisë Europiane janë me pak se 32 vjeç. Grupmosha me përqindjen me te larte te marrjes se shtetësisë nga vendet e BE dhe EFTA është 35-44 vjeç, ndërsa grupmosha me përqindjen me te ulet është ajo mbi 55 vjeç.

Burimi: EuroSTAT   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: EuroSTAT   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Individët qe kane marre me shume shtetësi prej vendeve te BE dhe EFTA ne vitin 2014 i përkasin shtetit te Marokut, ku rreth 93 mije shtetas përfituan një shtetësi te re. E dyta ne liste renditet Shqipëria ku rreth 41 mije shtetas përfituan shtetësi nga vendet e BE dhe EFTA, me pas Turqia me 37.5 mije, India me 35.3 mije, Ekuadori me 34.8 mije. Vendet e tjera ne liste kane me pak se 30 mije shtetas përfitues te një shtetësie nga vendet e BE dhe EFTA.

Burimi: EuroSTAT   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Vendet kryesore qe kane aplikuar për shtetësi ne vendet e BE dhe EFTA, 2014



Burimi: EuroSTAT   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ne vitin 2014, rreth 41 mije shqiptare përfituan shtetësi nga vendet e BE dhe EFTA duke e renditur Shqipërinë si vendin e dyte përfitues te shtetësisë nga vendet e BE dhe EFTA. Rreth 52% e shqiptareve përfituan shtetësi nga vendi fqinj Italia dhe rreth 45% nga fqinji tjetër, Greqia.


Burimi: EuroSTAT   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Vendet kryesore te BE prej te cilave shtetasit Shqiptare kane fituar shtetësinë, 2014


Burimi: EuroSTAT   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Shkarko excel: Shtetësi të fituara në vende të BE, 2009-2014
Komente dhe Analiza: Open Data Albania Kontribuoi: Ina Baja