Shpenzimet familjare për konsum përfshijnë cdo lloj blerje produktesh dhe shërbimesh, për të plotësuar nevojat individuale të njësisë ekonomike familjare të zhveshura nga investimet dhe blerjet e paisjeve afatgjata. Bazuar në të dhënat e anketave të viteve 2007, 2009 dhe 2014 të zhvilluara nga INSTAT, është përllogaritur shpenzimi privat i një familje në një muaj sipas kategorive të mallrave dhe shërbimeve të blera.
Burimi: INSTAT, Census
Komentet dhe analiza: ODA
Sikurse shihet edhe nga grafiku, peshën kryesore të shpenzimeve mujore të një familje e zë: Ushqim dhe pije joalkoolike (44.3%), ndërkohë që shpenzimet për banesën dhe qera zënë rreth 10.2%. Përqindjen më të ulët e ka zëri: restorante dhe hotele (3.18%).
Shpenzimet Mujore te Familjeve Sipas Grupmallrave (ne leke)
Burimi: INSTAT, Census
Komentet dhe analiza: ODA
Gjatë viteve, vihet re se zëri ushqim dhe pije alkoolike ka pasur rënien më të madhe (nga 47.57% në 2007, në 44.27% në 2014), ndërsa rritjen më të madhe e kanë pësuar zërat shpenzime për banesën dhe qera (nga 7.36% në 10.2%) dhe zëri arsim (nga 1.72% në 4.18%).