Në kuadër të programit “Money, Government&Politics”, në portalin Spending Data Albania, rubrika “Para dhe Pushtet”, janë përditësuar të dhëna për pasurinë e deklaruar të kryebashkiakëve të Zgjedhur më 21 qershor 2015 dhe të pjesëtarëve në lidhje familjare me ta.
“Të dhënat janë publikuar në respekt të aksesit për informim, parimeve të transparencës dhe llogaridhënies. Përmes këtyre publikimeve çdo gazetar apo qytetar, mund të informohet mbi të ardhura vjetore të çdo kryebashkiaku sipas burimit nga paga; të ardhura nga qira, shitblerje, pronësi intelektuale, dhurata, çelje trashëgimie etj,” bën të ditur ky portal.
Lexoni në lidhjen bashkëngjitur deklaratat e pasurive: