Kryetarët e rinj të bashkive që fituan zgjedhjet lokale në 21 qershor të këtij viti e kanë bërë tashmë deklarimin e pasurisë së tyre. Një pjesë e madhe e tyre kanë në listën e deklaruar jo pak prona të paluajtshme dhe të ardhura apo kursime.
“Gazeta Shqiptare”, duke iu referuar të dhënave të publikuara nga “Open Data” zbardh sot pasuritë e disa prej kryetarëve të bashkive që janë në këtë post për herë të parë. Kështu, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zotëron një apartament banimi me sipërfaqe 111.2 m2, me vlerë 5 115 200 lekë.
Në pasurinë e tij janë edhe një llogari prej 5290 euro e një tjetër me 7 500 dollarë. Ndërkohë, ai zotëron edhe dy autovetura. Një me vlerë 23 mijë euro dhe një tjetër 6 mijë euro. Në pasurinë e tij është futur edhe ajo e bashkëshortes Ajola Xoxa.
Kështu, Xoxa ka një kontratë sipërmarrjeje për ndërtim apartamenti 171 m2 plus verandë, 88 641 euro, palë në sipërmarrje “Agi­Kons shpk.”, pjesa takuese 33%.
Ndër kryetarët e bashkive që janë përfaqësues të Partisë Socialiste, rekordin për pasurinë e mban Majlinda Bufi, kryetare e Bashkisë së Roskovecit, e cila që në krye të deklaratës shprehet se pasuria është vënë nga përfitimet e emigracionit.
Familja Bufi zotëron disa apartamente e shtëpi banime me sipërfaqe jo të vogla, por edhe lokal dykatësh.
Ndërsa nga përfaqësuesit e PD­së, bie në sy kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri, i cili ka vënë në listë 37 bodrumet dhe 45 apartamentet që disponon në Shëngjin të Lezhës. Juliana Memaj Ura Vajgurore (PS) Pasuria e deklarimit fillestar 2014 1) Të ardhura nga familja, 600 000 lekë. 2) Bashkëjetuesi zoti A. Kito, pronar me 16% i një shtëpie banimi në Sarandë, vlera 1 400 000 lekë. 3) Bashkëjetuesi, zoti A. Kito pronar me 50% i një toke me sip. 1672 m2 në komunën Vreshtas të Korçës, vlera 400 000 lekë. Likuiditete (depozita, cash, llogari rrjedhëse, debi­kredi, karta krediti/debiti)
Erion Veliaj Bashkia Tiranë (PS)
Pasuri të paluajtshme, pronar me 100% i ap. banimi Tiranë me sip. 111.2 m2, me blerje, vlera 5 115 200 lekë. Likuiditete (depozita, cash, llogari rrjedhëse, debi­kredi, karta krediti/debiti).
1) Gjendje e llogarisë në valutë të huaj, ku është zotërues me 50% në vlerën 5 290 euro.
2) Gjendje e llogarisë në valutë të huaj, ku është zotërues me 50% në vlerën 7 500 dollarë.
Automjete
Pronar me 100% i veturë tip “Peugeot”, blerë në vitin 2008, vlera 23 000 euro. Pronar me 100% i veturë tip “Volkswagen Tuareg”, blerë në vitin 2013, vlera 6 000 euro.
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike/ private 2014
Të ardhura nga paga dhe shpërblimet Paga neto si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 1 551 834 lekë.
Të ardhura të personave, pjesë e certifikatës familjare
1) Bashkëshortja, të ardhura nga paga për shërbime konsulence ndaj zyrës ligjore “Tashko­Pustina shpk”, nga 1 janari­31 mars 2014, 733 920 lekë.
2) Bashkëshortja, të ardhura nga paga për shërbime konsulence ndaj zyrës ligjore “The Partners shpk”, 360 000 lekë.
3) Bashkëshortja, të ardhura nga paga si lektore pranë Universitetit Evropian të Tiranës, 1 janar ­28 shkurt 2004, 70 226 lekë.
Të tjera
1) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 25 007 lekë.
2) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 692 euro.
3) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 9 euro.
4) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 305 euro pjesa takuese 50%.
5) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 516 dollarë pjesa takuese 50%.
6) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 19 801 euro.
7) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 4 879 euro.
8) Bashkëshortja, gjendja a e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 11 241 lekë.
9) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 303 euro, ku pjesa takuese 50%.
10) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 516 dollarë, pjesa takuese 50%.
Shpenzimet e deklarueshme 2014
1) Kontratë shitblerje autoveture, 5 000 euro.
2) Bashkëshortja, kontratë sipërmarrje, për ndërtim ap. 171 m2 plus verandë, 88 641 euro palë në sipërmarrje “Agi­Kons shpk”, pjesa takuese 33%. Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike/ private 2013
Të ardhura nga paga dhe shpërblimet
1) Paga bruto si ministër, 595 000 lekë.
2) Shpërblime nga Kuvendi, 52 896 lekë.
Dritan Leli Bashkia Vlorë (PS)
Pasuri të paluajtshme
1) Pronar me50 % i një ap. me sip. 144 m2 në Tiranë, pjesë e regjimit martesor, vlera 67 000 euro.
2) Pronar me 16.6% i një ap. me sip. 87 m2, në Vlorë, vlera në vitin 1993 nga privatizimi 29 324 lekë.
Likuiditete (depozita, cash, llogari rrjedhëse, debi­kredi, karta krediti/debiti).
1) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 272 347 lekë.
2) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 9 927 lekë.
3) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 311 lekë.
4) Gjendja e llogarisë bankare në Bankën Kombëtare të Greqisë, 42 000 euro, pjesa takuese 50%.
5) Gjendja e llogarisë bankare në Bankën Kombëtare të Greqisë, 2 000 000 lekë, pjesa takuese 50%.
6) Kredi bankare në Bankën Kombëtare të Greqisë, 47 000 euro për 17 vjet me normë interesi 8.9%, detyrimi financiar i pashlyer, 24 678 euro.
7) Kredi bankare në Bankën Kombëtare të Greqisë, 30 000 euro për 20 vjet, me normë interesi 7.49 %, detyrimi financiar i pashlyer, 22 830 euro.
8) Të tretë kanë detyrim për t’i paguar z. Leli 14 000 lekë, sipas një deklarimi noterial mes palëve.
9) Të tretët kanë detyrim për t’i paguar z. Leli, 95 000 euro detyrim sipas një kontrate noteriale, nuk përshkruhet karakteri i detyrimit.
10) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 765 lekë
11) Subjekti “Cardio Diagnostic Center” i detyrohet zotit Leli 5000 euro për shërbime të periudhës janar­ maj 2015.
Automjete
1) Pronar i një autoveture “ML 270 CDI”, vlera 2 500 euro.
2) Pronar me 50% i një autoveture “Land Rover”, vlera 35 000 euro. Viti 2014 Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike/ private 2014
Të ardhura nga paga dhe shpërblimet
1) Të ardhura të siguruara nga shërbimi ndaj “Cardio Dignostic Center”, 5 000 euro.
2) Të ardhura nga paga si administrator i shoqërisë “RX­PHARMA shpk”, për periudhën janar­qershor 2015, 417 640 lekë.
3) Të ardhura nga paga si mjek në QSUT, për periudhën janar­qershor 2015, 316 424 lekë.
4) Të ardhura nga paga si mjek në spitalin “Hygeia”, për periudhën janar­prill 2015, 204 318 lekë. Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare Bashkëshortja, të ardhura nga puna si mjeke në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik, “Mbretëresha Geraldinë”, 437 916 lekë.
Miranda Rira Bashkia Përrenjas (LSI)
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike/ private 2014
1) Të ardhura nga paga si deputete, 1 303 961 lekë.
2) Të ardhura nga pjesëmarrja në komisione, 100 800 lekë.
3) Të ardhura nga paga si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, 80 000 lekë.
4) Të ardhura nga paga si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Elbasanit, 114 322 lekë. Të ardhura nga bonuse, të ardhura nga bonuse për shpenzime karburanti, telefoni dhe dieta ditore, 1 163 581 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare
Bashkëshorti, të ardhura nga paga 1 267 000 lekë.
Të tjera Kredi bankare, e marrë në datën 12.05.2015 me principal 2 800 000, afat 5 vjet, normë interesi (Midas) 13.89 %, kësti mujor 64 991.
Zamira Rami Bashkia Gjirokastër (LSI)
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike/ private 2014
Të ardhura nga paga si prefekte e qarkut Gjirokastër, 1 029 627 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare
1) Bashkëshorti, të ardhura nga paga në Universitetin “Eqerem Çabej”, 723 056 lekë.
2) Bashkëshorti, të ardhura nga honorare të KMCAP nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, Gjirokastër, 171 180 lekë.
Voltana Ademi Bashkia Shkodër (PD)
Viti 2014 Të ardhura neto nga paga si deputete, 2 962 266 lekë.
Të ardhura qiradhënie
1) Të ardhura nga qiraja e njësisë me sip. 20 m2, nga objekti me sip. 116.5 m2, 81 666 lekë.
2) Të ardhura nga qiraja e njësisë me sip. 35.34 m2, 120 000 lekë.
3) Të ardhura nga qiraja e njësisë me sip. 70 m2, 214 667 lekë.
1) Bashkëpronare me 33,33% e ap. banimi në Shkodër, sip. 64 m2, me kontratë shkëmbimi.
2) Bashkëpronare me 33,33% e ap. banimi në Shkodër, sip. 97 m2, me kontratë shkëmbimi.
3) Bashkëpronësi, njësi në Shkodër, sip.64 m2, me kontratë shkëmbimi.
4) Kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiar të pashlyer ­3 473 963 lekë, me principal 385 168 lekë, interesa 239 323 lekë.
Majlinda Bufi Bashkia Roskovec (PS)
Pasuri të paluajtshme
Zonja Bufi deklaron se burimi i pasurisë janë të ardhurat nga emigracioni.
1) Apartament banimi, sip. 320 m2, Lagja nr. 1, Roskovec, viti i ndërtimit 2006, me vlerë 9 000 000 lekë.
2) Lokal 2 kate sip. 640 m2, Lagja nr. 1, Roskovec, viti i ndërtimit 2007, me vlerë 18 000 000 lekë.
3) Tokë arë, sip. 3120 m2, Lagja nr. 1, Roskovec, viti i blerjes 2007, me vlerë 7 500 000 lekë.
4) Tokë are, sip. 1665 m2, Lagja nr. 1, Roskovec, viti i blerjes 2004, me vlerë 710 526 lekë.
5) Tokë are, sip. 1850 m2, Lagja nr. 1, Roskovec, viti i blerjes 2004, me vlerë 789 473 lekë.
6) Dyqan me sip. 42.5 m2, Lagja nr.2 Roskovec, viti i blerjes 2012 me vlerë 5 500 000 lekë. 6) Tokë, truall e kabinë me sip. 213 m2, Lagja nr. 1 Roskovec, me vlerë 110 760 lekë, blerë në vitin 2000.
7) Bashkëshorti zotërues i objektit “Ofiçina e re” plus kabinë elektrike, lagje nr. 1 Roskovec, sip. 600 m2 + 12 m2, blerë në vitin 1996 me vlerë 4 000 000 lekë objekti dhe 2 000 000 lekë trualli.
8) Bashkëshorti, zotërues i truallit të ofiçinës me sip. 1509 m2, blerë në vitin 1997 me vlerë 482 880 lekë.
9) Bashkëshorti, porosi për prenotim dyqani, kati përdhes plus garazhe nr.6 dhe nr.7 me sip. 60 m2 me shoqërinë “Ardit­06 shpk” me vlerë 100 000 euro.