Kryeminstria do të ketë 303 punonjës të rinj gjatë 2016.Të dhënat e Open Data Albania tregojnë se 2016 do të jenë shumë herë më pak krahasuar me 5 vitet e fundit. Por në relacion shpjegohet se nuk do të ketë shkurtime, por transferime si rezultat i reformës administrative.

Kryeministria do të ketë numrin më të lartë të punonjësve të rinj për vitin 2016.

Open Data Albania ka analizuar të dhënat në projektbuxhet ku konstatohet se në vitin 2016 ky institucion do presë 303 punonjës të rinj, kjo si rezultat e shtimit të disa agjensive të reja nën varësinë e këtij institucioni.

Pas Kryeministrisë, institucioni që do të ketë shtesën më të lartë të punonjësve është Ministria e Mbrojtjes me 247 persona.

Shtesa në numrin e punonjësve do të ketë sërish Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me 177 punonjës, Ministria Zhvillimit Ekonomik,Tregtisë dhe Sipërmarrjes me 148 punonjës, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujerave me 128 punonjës.

Ndërkohë që shtesat në institucionet e tjera mbeten në nivele më të ulëta.

Sipas të dhënave në rast se bëhet një krahasim i vitit 2015 me vitin 2016 vihet re se ka tkurrje të punonjësve te Ministria e Arsimit dhe Sportit; Ministria e Brendshme; Ministria e Mjedisit; Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit; Instituti Statistikës dhe Institucione të tjera Qeveritare.

Institucioni më i prekur nga kjo tkurrje është Ministria e Arsimit dhe Sportit, me rreth 7100 punonjës më pak.

Por edhe ky fakt justifkohet me kalim të disa kopetencave kompetencave tek qeverisja vendore.
Administrata shtetërore për vitin 2016 do të jetë më e vogla në 5 vitet e fundit.

Sipas një analize të realizuar nga Open Data Albania bazuar në relacionin e buxhetit, kjo ulje e madhe nuk nënkupton shkurtime në administratë, por reflekton një transferim të disa funksioneve nga qeveria qendrore drejt qeverisë vendore.