“Top Channel” dhe “Tv Klan” janë dy televizionet kombëtare që kanë edhe shikueshmërinë më të madhe. Por kush janë pronarët e dy këtyre televizioneve?
Open Data Albania” po përditëson të dhëna mbi funksionimin e Medias Televizive. Ky hulumtim evidenton numrin e licencave sipas kategorisë së medias televizive dhe subjektin tregtar që i zotëron këto ekrane.
Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive AMA dhe Qendra Kombëtare e Regjistrimit QKR.
Përmes Shoqërisë Tregtare me të njëjtin emër ka nisur aktivitet në vitin 1997. Kapitali i Kompanisë është rritur ndjeshëm që prej themelimit. Rritje kapitali kjo kompani ka aplikuar edhe në harkun kohorë të vitit të fundit.
Sipas ekstraktit të reklamuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në shtator 2015 shënon një kapital prej 1.23 miliard lek. Në Janar të vitit 2014 kapitali i TV Klan (J71413001J) ishte 980 milionë lekë.

Në vitin e fundit kapitali i kësaj kompanie është rritur me 254 milionë lekë. Kjo kompani ka tre aksioner jo mazhoritar, përkatësish zonjën Alba Gina me 40%, z. Aleksandër Frangaj me 40% dhe z. Ervin Gjikola me 20% të aksioneve.
Televizioni tjetër kombëtar “Top Channel” (K12007002U) ka një kapital aksionar prej 525.4 milionë lekë zotëruar nga shtatë aksioner jo mazhoritar. Pesë nga aksionerët janë trashëgimtarë ligjorë të z. Dritan Hoxha, ish-themelues i kompanisë.

Të pestë sëbashku ata zotërojnë vetëm 40% të kapitalit. Albert Sino është aksioneri tjetër me 40% të aksioneve ndërsa Aurel Baçi zotëron 20%.