TIRANE- Drejtorët e përgjithshëm të institucioneve në varësi të ministrive, si dhe drejtuesit e institucioneve të pavarura kushtetuese, kanë paga të majme. Por sa të pasur janë ata? “Shqiptarja.com” ka analizuar pasurinë e 4 zyrtarëve të lartë, sipas deklaratave të tyre të pasurisë: kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi; kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj; Drejtorin e Përgjithshëm të ALUIZNI-t, Artan Lame dhe kreun e ILDKPKI-së, Shkëlqim Ganaj.
Visho Ajazi
Kreu i SHISH, Visho Ajazi habit me investimet e tij për fonde pensioni në Kanada. Ai disponon një fond pensioni të ndarë në tre grupe prej 11 743 dollarë kanadezë, si dhe dy fonde investimesh me vlerë totale 7 233 dollarë. Edhe pse Ajazi vetë ka investuar këto fonde të konsiderueshme, fëmijët e tij rezultojnë me borxhe në Kanada. Ja deklarata e tij:
Të ardhura nga paga si drejtori i SHISH-it, 1 802 792 lekë.
Të ardhura neto si anëtar i komisionit të vlerësimit të Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), 13 500 lekë.
1) Djali, Viler Ajazi Lika të ardhura nga puna në Capital One Canada (5140 Younge St. North York On N2M6L7, për periudhën gusht-dhjetor 2014, pakësuar me 24 000 dollarë amerikanë.
2) Bashkëjetuesja, të ardhura neto nga paga pranë Autoritetit Rajonal Shëndetësor, Tiranë, 519 128 lekë.
1) Fond pensioni te kompania, IQOR i investuar në mutual funds “Standard Life”, shtuar me 6 141 dollarë kanadezë.
2) Fond pensioni në RRSP – RBC Direct Investing Inc, shtuar me 1 029,9 dollarë kanadezë.
3) Fond Pensioni në RRSP – RBC Direct Investing Inc, Kanada, pakësuar me 4 572 dollarë amerikanë.
4) Fond investimesh te TFCA – RBC Direct Investin Inc., shtuar me 1 701 dollarë kanadezë.
5) Fond investimesh te TFCA – RBC Direct Investin Inc., pakësuar me 4 532 dollarë amerikanë.
6) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 856 183 lekë.
7) Gjendja e Fondit Prestigj, në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 25 130 lekë.
8) Kredi në një bankë të nivelit të dytë, vlera e detyrimit financiar të pashlyer, – 4 699 618 lekë, principali 5 000 000 lekë, me afat 30 vjet, norma e interesit 4 %, për blerje ap. në Tiranë.
9) Vajza, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, vlera e detyrimit financiar të pashlyer, – 110 000 dollarë.
10) Djali, pagesë detyrimi, vlera e detyrimit financiar të pashlyer, – 90 000 dollarë kanadezë.
11) Bashkëjetuesja, llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 800 465 lekë, pjesa takuese 50 %.
12) Bashkëjetuesja, llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 580 000 lekë.
13) Bashkëjetuesja, pronare me 100 % e një automjeti me vlerë, 300 000 lekë.
 
Bujar Leskaj
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, duket se nuk është një kursimtar i mirë, pasi, edhe pse ka rrogën e lartë gati sa Presidenti i Republikës, fëmijët e tij po arsimohen me borxhe. Kreu i KLSH-së, ka të ardhura me vlerë 15 mijë euro nga dhënia me qera e ambienteve. Ja deklarata e tij:
Paga neto si Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2 044 985 lekë.
1) Qira ndërtese për pjesën takuese 55/100 në Tiranë në vlerën 12 000 euro.
2) Qira apartamenti me sip. 130.33 m2 në Tiranë në vlerën 3 000 euro.
Bashkëshortja zonja Silvana Leskaj paga neto si Drejtore e Diplomacisë Ekonomike 982 680 lekë.
1) Detyrime të paguara në vlerën -4 000 euro për detyrimet shkollore të fëmijëve.
2) Detyrime të paguara në vlerën -12 000 euro për studimet universitare të vajzës zonja Xhesika Leskaj në Itali.
3) Detyrime të paguara në vlerën -46 000 dollar për blerje të pjesës takuese 20/100 të një trualli me sip. 686 m2 në Tiranë.
4) Detyrime të paguara në vlerën -20 000 euro për blerje të pjesës takuese 20/100 të një trualli me sip. 686 m2 në Tiranë.
 
Artan Lame
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, më shumë sesa me pasurinë e tij monetare, spikat me sendet me vlerë që ka renditur në deklaratën e tij të pasurisë. Ai ka deklaruar 4 koleksione, kryesisht armësh, mjetesh ushtarake, libra e monedha. Ja deklarata e tij:
1) Pronar me 100% i ap.banimi me sip. 165 m2 në Tiranë, me blerje në vitin 2003, në vlerën 64 000 euro.
2) Pronar me 100% i ap.banimi me sip. 105 m2 në Durrës, me blerje në vitin 2007, në vlerën 45 000 euro.
1) Pronar me 100% i një llogarie bankare në bankë të nivelit të dytë në vlerën 500 000 lekë.
2) Bashkëshortja zonja Mirela Lame llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në vlerën 10 000 dollar.
3) Kredi për blerje banese me detyrim financiar të pashlyer në vlerën 1 000 000 lekë, principal 2 000 000 lekë dhe afat shlyerje 20 vjet.
Automjete  Pronar me 100% i një Mitsubishi tip Fuoristradë, me blerje në vitin 2006, në vlerën 6 000 euro.
1) Pronar me 100% i një koleksioni armësh të vjetra, zjarri dhe të ftohta.
2) Pronar me 100% i një koleksioni dekoratash dhe medaljesh.
3) Pronar me 100% i një koleksioni uniformash dhe pajimesh ushtarake.
4) Pronar me 100 i koleksioneve të tjera bukinistike, nunismatike etj.
1) Paga si Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t 139 000 lekë.
2) Te ardhura Projekt me fondacionin “Soros” për trashëgiminë kulturore në vlerën 22 000 dollar.
Të ardhura Qiradhënie te ardhura nga Qira ambienti në pronësi të prindërve 8 400 dollar.
 
Shkëlqim Ganaj
Kreu i Inspektoratit të Lartë të Kontrollit të Deklarimit të Pasurisë, e ka deklaratën e vetë më të thjeshtën që institucioni i tij mund të ketë regjistruar. Ai ka deklaruar vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes, një shtëpi dhe një makinë. Ja deklarata e plotë:
Bashkëpronar me pjesë takuese 50% në një shtëpi banimi me sipërfaqe 160 m2, përfituar me trashëgimi.
1) Zotërues me 100% i një llogarie rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 140 000 lekë.
2) Bashkëshortja znj. Jorida Ganaj zotëruese me 100% e një llogarie rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 125 000 lekë.
Automjete  Bashkëpronar me pjesë takuese 50% i një autoveture SEAT ALTEA, blerë në vitin 2010 me vlerë 22 600 euro, nga kursimet dhe një kredi tashmë e shlyer.
Të ardhura nga paga 1 700 000 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes znj. Jorida Ganaj 1 500 000 lekë/ Të dhënat sipas Open Data.
 
 
Ajazi disponon një fond pensioni të ndarë në tre grupe prej 11 743 dollarë kanadezë, si dhe dy fonde investimesh me vlerë totale 7 233 dollarë.
Leskaj ka 16 mijë euro detyrime të pa shlyera për arsimimin e fëmijët e tij jashtë vendit. Ai fiton 15 mijë euro nga me qeraja e ambienteve.
Shkëqim Ganaj ka deklaruar vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes, një shtëpi 160 metra katror në bashkëpronësi dhe një makinë.
Artan Lame është pronar 100 % i dy shtëpive, një në Tiranë dhe një në Durrës, dhe i një makine Mitsubishi me vlerë 6 mijë euro.
Te dhenat marre nga spendig.data.al