Shëndetësia është e pesta në renditje sa i takon shpenzimeve buxhetore. Për vitin 2015 janë shpenzuar rreth 4.37 miliardë lekë për shërbimet shëndetësore dhe për barana.

Sipas të dhënave të Open Data Albania nëse i referohemi një page tek 760 mijë lekë në muaj rreth 35 lekë në ditë do të shkojnë për shëndetësinë, pra çdo qytetar paguan për shëndetësin që është trumbetuar si shëndetësi falas.

Sa u përket kategorive të të sëmurve ata ndeshen më shpesh me burokracirat por edhe me mungesën e baranave në spitale. Kategoria me më pak pacient është ajo e të prekurve nga HIV/AIDS të cilët janë vetëm 870 raste dhe për ta nuk ka kosto dhe buxhete të miratuar për shkak të numrit të vogël të pacientëve dhe shtrenjtësisë së madhe që ka mjekimi i tyre.

Këto të dhëna u bënë publike gjatë tryezës së rrumbullaktë Vepro Tani! Denonco korrupsionin në shëndetësi! Të organizuar nga shoqata Together for Life në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.