Open Data Albania po hulumton lidhur me ekspertët kontabël të shoqërive aksionare SHA me kapital publik. Ekspert Kontabël i Regjistruar është profesionisti i pavarur pjesë e Regjistrit Publik të ekspertëve kontabël, në përputhje me dispozitat e ligjit Për Auditimin Ligjor, Organizimin e Profesionit të Ekspertit Kontabël të Regjistruar dhe të Kontabilistit të Miratuar (Ligj Nr 10091, Datë 5.03. 2010). Ai ushtron auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore, individuale dhe të konsoliduara, të shoqërive tregtare, ndërmarrjeve apo organizatave të tjera, kur auditimi detyrohet nga ligji ose kërkohet nga ortakët apo aksionerët e tyre. Shoqëritë Aksionare SHA e kanë të detyrueshëm auditimin e pasqyrave financiare vjetore nga një Ekspert Kontabël i Regjistruar. Eksperti kontabël i një shoqërie me kapital tërësisht publik zgjidhet nga aksionari (institucioni publik), dhe në rast ekspertize për efekt shqyrtimi gjyqësor miratohet edhe nga Gjykata e Rrethit. Emërimi për efekt auditimi të pasqyrave financiare vjetore bëhet çdo vit.

Sipas reklamimeve në databazën e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit QKR janë 57 Shoqëri Aksionare me kapital publik, që kanë dorëzuar auditime nga ekspert kontabël për pasqyra financiare viti 2014. Për auditimin e këtyre SHA-ve janë angazhuar 68 ekspert kontabël nga 221 që janë sipas Regjistrit Publik. Janë 12 ekspert të angazhuar në më shumë se një auditim të një shoqërie aksionare me kapital publik për 2014. Rekord shënon një rast eksperti i angazhuar në shtatë shoqëri aksionare publike.

Ekspert Kontabël Auditues të Shoqërive Aksionare  me kapital Publik 2014

Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Duke qenë shoqëri aksionare me kapital publik (jo privat), në secilin rast emërimi të ekspertit kërkohet deklarim dhe kontroll i konfliktit të interesit më i gjerë se parashikimi në ligjin që rregullon këtë profesion. Konflikti i interesit verifikohet duke vlerësuar edhe raste të drejtimit të institucionit publik në cilësinë e aksionarit me ekspertin e emëruar.

Ndër Ekspertët Kontabël të SHA-ve me kapital publik janë dhe dy nga kompanitë audituese të njohura si të kompani të mëdha, përmes zyrave lokale në Shqipëri si KPMG – AUDIT si auditues i Institutit të Sigurimeve SHA dhe Deloitte Albania si audituese e Qendrës Sportive Kuq e Zi dhe Shoqërisë së parë Financiare e Zhvillimit FAF SHA.

Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci