Open Data Albania po hulumton lidhur me aftësinë paguese të shoqërive me aksionar një institucion publik. Për të analizuar aftësinë paguese të këtyre shoqërive jemi bazuar në të dhënat e deklaruara në pasqyrat financiare marrë në ekstraktet historike pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Ky indikator vlerëson aftësinë që një shoqëri ka për të shlyer detyrimet.

 

Në vitet 2012-2014 kanë deklaruar pasqyrat financiare pranë QKR gjashtëdhjetë e shtatë shoqëri tregtare nga 120 të marra në hulumtim. Ndër to shënon vlerën më të lartë të detyrimeve në pasivin e bilancit të vitit 2014 Korporata Elektroenergjitike Shqiptare SHA KESH me një vlerë detyrimesh prej 107 miliardë lekë. Detyrime të larta në vlerën mbi dhjetë miliardë lekë në të tre vitet shënojnë OPERATORI SISTEMIT TRANSMETIMIT OST dhe TERMOCENTRALI Vlore SHA.

Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Detyrimet e Shoqërive Tregtare me kapital apo kuota nga një Institucion Publik, 2012-2014

 

Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Raportet për të analizuar aftësinë paguese të një shoqërie janë dy. Raporti i borxhit total llogaritet si raport i detyrimeve ndaj detyrimeve dhe kapitalit dhe tregon se çfarë peshe zënë detyrimet në pasivin e shoqërisë. Raporti i detyrimeve totale ndaj kapitalit tregon se cila pjesë e aktiveve financohet me kapital dhe cila me kredi.

 

Aftësia Paguese e Shoqërive Tregtare me kapital apo kuota nga një Institucion Publik 2014

Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare SHA KESH e cila ka vlerën më të lartë të detyrimeve, ka një raport borxhi 84% në vitin 2014. Pra, detyrimet ë kësaj shoqërie zënë 84% të pasivit. Raporti tjetër i po të njëjtës shoqëri tregon që për çdo 1 lekë financim me kapital të vet ajo financon 5.31 lekë me kredi.

Raportin më të lartë të detyrimeve ndaj kapitalit në vitin 2014 e shënon TERMOCENTRALI Vlore SHA në vlerën 443.4 herë.
Situatën më të “mirë” të aftësisë paguese në këtë vit e pasqyron TRAJTIMI I STUDENTEVE SHA Gjirokastër i cili financohet thuajse 100% me kapital të vet.

Kontribuoi: Griselda Rruci