Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e transfertës se pakushtëzuar dhe asaj specifike ne njësite e pushtetit vendor për vitin 2016. Transferta e pakushtëzuar ka si qellim tu plotësoje njësive te qeverisjes vendore diferencën mes nevojave për shpenzime dhe te ardhurave qe ato krijojnë.

Për vitin 2016, transferta e pakushtëzuar është 11.8 mld lekë, ku 96.3% i takon bashkive dhe 3.7% qarqeve. Po ashtu, buxheti i miratuar për vitin 2016 parashikon një fond rezerve prej 0.1 miliard lekesh, një fond per konviktet dhe qendrat e sherbimit social prej 0.57 mld lekesh dhe një fond për rrugët rurale prej 0.5 mld lekesh.

Vlera e transfertës se pakushtëzuar, 2016

Vlera ne mije lekë


Burimi: Ligji Nr. 147/2015   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania   

Transferta e Pakushtëzuar ndahet bazuar ne tre elemente te njësisë se qeverisjes vendore: numri i popullsisë, dendësia e popullsisë dhe numri i nxënësve ne shkollat publike 9-vjeçare dhe te mesme në territorin e asaj bashkie.

Bashkia Tirane ka marre pjesën me te madhe te transfertës se pakushtëzuar me rreth 13.44% te totalit. Pas saj vijnë Bashktë Durrës me 5.03%, Shkodër me 4.31%, Elbasan me 4.3%, Vlore me 3.37% dhe Kamzë me 3.29%. Te gjitha bashkite e tjera kane marre nën 3% te totalit te transfertës se pakushtëzuar. Bashkia Libohove është bashkia me nivelin me te ulët të transfertës se pakushtëzuar, me vetëm 0.31% te totalit. 

Burimi: Ligji Nr. 147/2015   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Transferta për Funksione Specifike iu alokohet njësive te qeverisjes vendore për te financuar disa funksione si: konviktet e arsimit parauniversitar; qendrat e shërbimeve sociale; shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi; rrugët rurale; administrimi i pyjeve; ujitja dhe kullimi; personeli mësimor dhe jo mësimor ne arsimin parashkollor dhe personeli jo mësimor ne arsimin parauniversitar.

Ne total për vitin 2016, transferta specifike është 6.5 mld leke. Pjesën me te madhe te kësaj transferte e zë transferta për personelin në arsimin parashkollor, e cila është rreth 60% a totalit te transfertes specifike. Ndërsa mbrojtja sociale dhe fondi për investime zëne një pjese te vogël te kësaj transferte me përkatësisht 1% dhe 0.76%.  

Transferta specifike për financimin e funksioneve sipas bashkive, 2016
Vlera ne mije lekë


Burimi: Ligji Nr. 147/2015   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Edhe ne rastin e transfertës specifike, Bashkia Tirane merr pjesën me te madhe te saj, rreth 13% te totalit. Po ashtu Bashkia Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlore, Fier dhe Korçe zëne pjese te konsiderueshme te kësaj transferte me 4 deri ne 5.3% te totalit secila. Ndërsa Bashkive Pustec, Libohove, Dropull, Konispol i është alokuar një pjese shume e vogël e transfertës specifike ne nivele nen 0.3%.



Vlera ne mije leke dhe %

Burimi: Ligji Nr. 147/2015   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ne përfundim, duke konsideruar se bashku transfertën e pakushtëzuar dhe atë specifike, Bashkisë Tirane do ti transferohen 2.4 mld leke. Pas saj vjen Bashkitë Durrës me 0.85 mld leke, Elbasani me 0.83 mld leke, Shkodër me 0.79 mld leke.

Transferta e pakushtëzuar dhe tranferta specifike për bashkite, 2016
Vlera ne mije leke



Burimi: Ligji Nr. 147/2015   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Kontribuoi: Ina Baja