Qëndrimi prej tre vitesh në opozitë nuk e ka prekur “shëndetin” e ish-ministrave të qeverisë “Berisha”. Pas 8 viteve në drejtim të ekzekutivit, ata vijojnë të shijojnë pasuri të majme, llogari me shumë shifra, automjete luksoze dhe disa apartamente banimi. Në deklarimet e tyre për vitin 2015, të dorëzuara pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe të publikuara nga “Open Spending Albania”, vihet re një gjendje e shëndoshë financiare krahasuar me vitet e shkuar.

Miliona lekë nga paga, qiratë, shitjet e pasurive dhe investimet në letra me vlerë, i kanë fryrë llogaritë e deputetëve VIP të opozitës, ndonëse në “bilancet” e tyre nuk mungojnë kreditë e shumta. “Shekulli” boton sot deklaratat e pasurive të ish-ministrave Ridvan Bode, Flamur Noka, Genc Pollo, Genc Ruli, Arben Imami, Fatmir Mediu dhe Majlinda Bregu në periudhën 2012-2015.

Ridvan Bode 2015

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si deputet 2.436.000 lekë.

Pagesë nga ISSH vlera 216.000 lekë.

Të ardhura nga bonot e thesarit 138.000 lekë

Bashkëshortja zonja Jola Bode të ardhura nga paga dhe shpërblime si pedagoge 1.905.000 lekë.

Bashkëshortja zonja Jola Bode të ardhura nga interesa nga bono thesari dhe obligacione 213.000 lekë.

Zonja Bode, të ardhura nga interesa depozita 41.000 lekë.

Djali Eraldo Bode, të ardhura nga puna pranë kompanisë “Balfin”, 525 508 lekë.

Djali të ardhura nga interesa bonot e thesarit 62.000 lekë. Vajza Adela Bode, të ardhura nga puna pranë BSH 1.237.531 lekë.

Vajza, të ardhura nga interesa bono thesari dhe obligacione 57.000 lekë. Bono thesari me vlerë 5.290.000 lekë.

Bashkëshortja, poseduese e bonove të thesarit me vlerë 8.140.000 lekë.

Bashkëshortja, obligacion dhjetëvjeçar data 1 janar 2015 në vlerën 1.200.000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 423.846 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 305.205 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarive bankare në një bankë të nivelit të dytë, 480.913 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarive në një bankë të nivelit të dytë, 3.344.234 lekë.

Djali Eraldo Bode poseduesi i bonove të thesarit me vlerë 1.980.000 lekë.

Llogari rrjedhëse djali Eraldo Bode 97.391 lekë dhe llogari tjetër 3.315 lekë.

Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 133.716 lekë lekë.

Vajza, bono thesari në vlerën 2.180.000 lekë.

Shpenzime të deklarueshme

Paguar gjatë vitit 2015 leasing për makinë në vlerën 531.124 lekë, detyrimi i mbetur më 31 dhjetor 2015 është 11.677 euro.

Paguar kredi 4025 lekë dhe në 31 dhjetor 2015 ka mbetur pa shlyer vlera 6.165 euro.

2014

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si deputet, 2.420.823 lekë.

Të ardhura nga bonot e thesarit në BSH, 70.000 lekë.

Të ardhura nga qiraja, 630.000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, në UT, 1.821.056 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga interesa bonot e thesarit në Bankën e Shqipërisë, 290.000 lekë.

Djali, të ardhura nga interesat bonot e thesarit në BSH, 30.000 lekë.

Djali, të ardhura nga puna në “Balfin shpk Company”, 569 480 lekë.

Djali, të ardhura nga firma e konsulencës “AVA Consulting”, 1.510.000 lekë, zotëron 50 % të të drejtave.

Vajza, të ardhura nga puna në Bankën e Shqipërisë dhe nga ISSH si pagesë për barrëlindje, 939.425 lekë.

Vajza, të ardhura nga puna në kompaninë “Albchrome shpk”, 4.810.000 lekë.

Vajza, të ardhura nga firma e konsulencës, “AVA Consulting”, 1.510.000 lekë, zotëron 50 % të të drejtave.

Bono thesari me vlerë 5.290.000 lekë.

Djali Eraldo Bode, posedues i bonove të thesarit me vlerë 1.980.000 lekë.

Bashkëshortja, poseduese e bonove të thesarit me vlerë 8.140.000 lekë.

Pronar i një autoveture “Benz”, blerë 1.500.000 lekë.

Bashkëshortja, pronare e një autoveture “Citroen”, blerë me leasing 7.632 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 315.362 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 367.938 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarive bankare në një bankë të nivelit të dytë, 478.861 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 3.044.705 lekë.

Djali Eraldo Bode, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 39.891 lekë.

Shlyer për blerje makine, 266.527 lekë.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i shlyer 4.025 euro, marrë në 2007.

Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 453.900 lekë.

Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 522.927 lekë.

Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 6.000 dollarë.

Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 4.700 euro.

Shpenzimet e deklarueshme

Shpenzime për shkollimin e djalit në Universitetin e Nju-Jorkut në Tiranë, 5.200 euro.

Pushime në Antalia, Turqi, 2.200 euro.

2013

 Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputet 677.561 lekë.

Të ardhura nga paga e shpërblime si ministër i Financave 1.401.542 lekë.

Të ardhura nga pagesa kalimtare dhe shpërblime nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore 87.542 lekë.

Të ardhura nga interesat në bono thesari 71.000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e shtëpisë 18.000 euro.

Bashkëshortja Jola Bode deklaron të ardhura nga paga dhe shpërblime si pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT, 1.456.154 lekë.

Znj. Jola Bode, të ardhura nga mësimdhënia në projekte të OSBE-së 2.075 euro.

Znj. Jola Bode, të ardhura nga interesat në bono thesari 453.726 lekë.

Znj. Jola Bode, të ardhura për barrëlindje nga Instituti Sigurimeve Shoqërore 505.591 lekë.

Eraldo Bode, të ardhura nga pensioni familjar për Janar-Gusht 50.536 lekë.

Eraldo Bode, të ardhura nga interesat në Bono Thesari 151.470 lekë.

Eraldo Bode, të ardhura nga paga pranë “Balfin shpk Company” për periudhën Shtator- Dhjetor 203.358 lekë.

Znj. Adela Bode, të ardhura nga paga dhe shpërblime pranë BSH 673.849 lekë.

Znj. Adela Bode, të ardhura nga barrëlindja nga ISSH 345.441 lekë.

Znj. Adela Bode, të ardhura nga interesa në Bono Thesari 24.800 lekë.

Ali Vishaj, person i lidhur në deklaratë me znj. Adela Bode, të ardhura nga paga 22.593 euro.

Ali Vishaj, të ardhura nga konsulenca 945.372 lekë.

Rivlerësim i apartamentit të banimit në zonën kadastrale 838, me 27.357.000 lekë më shumë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse të z. Bode në fund të vitit 369.254 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse të z. Bode në fund të vitit 720.574 lekë.

Gjendja e investimit në Bono Thesari të z. Bode 5.220.000 lekë.

Gjendja e investimit në Bono Thesari të Eraldo Bode 1.950.000 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse të Adela Bode në fund të vitit 39.880 lekë.

Bashkëshortja Jola Bode, deklarohet pronare e një apartamenti banimi në zonën kadastrale 8270, Tiranë, me vlerë 6.687.100 lekë, blerë me të ardhurat nga shitja e një banese të privatizuar në vitin 1992, me vlerë 3.000.000 lekë, ndërsa pjesa tjetër e vlerës është pasojë e rivlerësimit që i është bërë apartamentit në vitin 2013.

Pjesa në zotërim e znj. Jola Bode është 100%.

Jola Bode zotëron një garazh në zonën kadastrale 8270, me vlerë 7.790 euro, dhënë pa pagesë nga shitësi, si pjesë e blerjes së apartamentit të mësipërm.

Jola Bode zotëron një apartament banimi në zonën kadastrale 8270, Tiranë, me vlerë 175.000 euro, blerë me të ardhurat nga shitja e një apartamenti banimi në zonën kadastrale 8150 me vlerë 156.000 euro, si dhe nga kursimet personale.

Jola Bode ka investime në Bono Thesari me vlerë 7.850.000 lekë, financuar me kursimet.

Jola Bode, llogari rrjedhëse totale në banka të ndryshme 1.963.302 lekë. Nuk specifikohet burimi i krijimit të tyre.

Shpenzimet e deklarueshme

Pagesë detyrimi në vlerën 1.520.415 lekë për shlyerje të plotë të kredisë së marrë në vitin 2000 nga Enti Kombëtar i Banesave.

Pagesë detyrimi në vlerën 4.025 euro për një kredi bankare të marrë në vitin 2007.

Adela Bode, blerje automjeti me vlerë 990.000 lekë, me zotërim 100%. Nuk specifikohet burimi i financimit.

2012

Të ardhura nga paga dhe përfitime financiare si ministër i Financave 1.821.819 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare dhe interesat në Bono Thesari 570.000 lekë.

Të ardhura nga dhënia e shtëpisë me qira 2.100.000 lekë. E. Bode, të ardhura nga pensioni familjar 72.054 lekë.

E. Bode, të ardhura nga interesat bankare dhe interesat në Bono Thesari 236.197 lekë.

Adela Bode, të ardhura totale nga paga, interesa bankare dhe interesa nga Bono Thesari 1.154.713 lekë.

Ali Vishaj, i lidhur në deklaratë me znj. Adela Bode, të ardhura nga paga 1.710.000 lekë.

Gjendja e llogarisë në fund të vitit 560.278 lekë. Depozita në fund të vitit 2.032.477 lekë.

Gjendja e investimit në Bono Thesari 4.590.000 lekë.

Gjendja e investimit në Bono Thesari të E. Bode 1.830.000 lekë.

Gjendja e investimit në Bono Thesari të Adela Bode 2.000.000 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse e Adela Bodes në fund të vitit 2.000 euro.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse e Adela Bodes në fund të vitit 128.536 lekë.

Shpenzimet e deklarueshme

Pagesë detyrimi në vlerën 126.000 lekë për një kredi për apartament banimi të marrë nga Enti Kombëtar i Banesave në vitin 2000

Pagesë detyrimi në vlerën 4.024 euro për një kredi bankare të marrë në vitin 2007.

Flamur Noka blen makinë 40 mijë euro, Pollo paguan apartamentin

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka deklaruar se gjatë vitit 2015 ka blerë një automjet me vlerë 40 mijë euro. Buxheti familjar duket se i lejon deputetit demokrat edhe shpenzime të tilla, ndonëse e ardhur e deklaruar prej tij është vetëm paga si pjesë e Parlamentit, prej së cilës ai ka marrë gjatë vitit të shkuar rreth 2,4 milionë lekë. Për blerjen e makinës, Noka ka deklaruar një kredi prej 30 mijë euro, ndërsa ka plotësuar shumën me 10 mijë euro të mbajtura nga shitja e një makine në vitin 2011. Gjithashtu, ai ka paguar edhe rreth 200 mijë lekë nga kredia e marrë pranë Entit të Banesave. Ndërsa ish-ministri tjetër Genc Pollo, gjatë vitit të shkuar ka shlyer kredi për blerje apartamenti në vlerën 4.639 euro, si dhe ka shlyer kredi për makinën në vlerën 4.607 euro.

Flamur NOKA 2015

Të ardhura nga paga në Kuvend 2.431.949 lekë

Interesa nga depozitat 271.526 lekë

Bashkëshortja, paga punësim pranë Fakultetit të Shkencave

Përfituar nga shitja e një automjeti 7.000 euro

Përfituar nga shitja e një garazhi të pa hipotekuar 1.000.000 lekë

Gjendje llogari rrjedhëse 17.021 lekë

Gjendje depozitë 3.010.984 lekë

Gjendje depozitë 1.648.425 lekë Eva Noka llogari 150.700 lekë

Shpenzime të deklarueshme

Paguar vlerën e kredisë së marrë pranë Entit të Banesave me 198.000 lekë, vlera e mbetur për shlyerje 3.729.000 lekë

Shlyer kredi për blerje automjeti me 682 euro, shuma fillestare e kredisë së marrë është 30.000 euro

Blerë makinë në vlerën 40.000 euro, ku deklaron 30.000 euro kredi dhe 10.000 euro të mbajtura kesh nga një makinë e shitur në vitin 2011

2014

Të ardhura nga paga si deputet, 2.369.233 lekë

Bashkëshortja, të ardhura nga paga pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Tiranë, 811.075 lekë

Kredi strehimi nga Enti i Banesave, detyrimi financiar i pashlyer 3.927.000 lekë

2013

Të ardhura nga paga si deputet 668.454 lekë

Të ardhura nga paga si ministër i Brendshëm 1.145.364 lekë

Të ardhura nga paga kalimtare pranë DRSSH, Tiranë, 62.965 lekë

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave Sociale 901.379 lekë

Të ardhura nga shitja e automjetit 3.000 euro

Shpenzime të deklarueshme

Blerje garazhi me sip. 70 m2, vlerë 22 400 euro, në Rr. “Sami Frashëri”, Tiranë. Nuk specifikohet burimi i financimit

Blerje automjeti nga bashkëshortja me vlerë 600.000 lekë, financuar 3.000 euro nga shitja e automjetit të vjetër dhe pjesa tjetër nga kursimet nga paga

Detyrime të paguara në vlerën 198.000 lekë për kredinë e Entit Kombëtar të Banesave

2012

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si ministër i Brendshëm dhe si anëtar i KKT-së 1.117.298 lekë

Të ardhura nga paga dhe shpërblime të tjera financiare si deputet 1.794.028 lekë

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës 1.043.120 lekë

Të ardhura nga shitja e një apartamenti me sip. 83.7 m2, vlerë 180.000 euro, në Rr. “Andon Zako Çajupi”, në qytetin e Tiranës

Marrje kredie 5.000.000 lekë nga Enti Kombëtar i Banesave, me afat shlyerje 25 vjet

Shpenzime të deklarueshme

Blerje apartamenti me sip. 190 m2, vlerë 151.000 euro, Rr. “Sami Frashëri”, Tiranë, nëpërmjet një kontrate shitblerjeje dhe transferim kredie 5.000.000 lekë nga Enti Kombëtar i Banesave

Detyrime të paguara në vlerën 198.000 lekë për kredinë e marrë nga Enti Kombëtar i Banesave në shumën 5.000. 000 lekë për blerjen e apartamentit

Genc POLLO 2015

Paga Neto dhe përfitime nga funksioni i deputetit 2.179.758 lekë

Pakësuar llogari bankare në lekë me minus 132.290 lekë

Pakësuar llogari bankare minus 3.676 euro

Pakësuar një llogari bankare me minus 886.819 lekë

Shpenzime të deklarueshme

Shlyer kredi për blerje apartamenti në vitin 2015 në vlerën 4.639 euro ku detyrimi i mbetur në 31 dhjetor 2015 është 13.721 euro.

Kredia fillestare 40.000 euro e marrë në vitin 2009

Shlyer kredi për makinë gjatë 2015 në vlerën 4.607 euro, ku në 31 dhjetor 2015 detyrimi i mbetur pa shlyer është 8564 euro, kredia është marrë në vitin 2013 vlera e saj 16.000 euro

2014

Të ardhura nga paga dhe përfitimet e tjera financiare si deputet, 1.980.563 lekë

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 1.202.179 lekë

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 3.587 euro

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 100 dollarë

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 129.445 lekë

Kredi në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 17.964 euro, principali 40.000 euro, marrë më 2009, me afat 10-vjeçar

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer, 12.413 euro, principali 16.000 euro, marrë më 2013, me afat 4-vjeçar

Detyrim për shlyerjen e huasë ndaj një personi privat, detyrimi financiar i pashlyer 12.000 euro

2013

Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputet 645.426 lekë

Të ardhura nga paga si ministër i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit 1.691.218 lekë

Shpenzime të deklarueshme Blerje automjeti me vlerë 24.000 euro nëpërmjet një kredie bankare. Pjesa në zotërim e Z. Pollo është 100%

Pagesë detyrimi në vlerën 4.008.7 euro për një kredi bankare marrë për blerje apartamenti

2012

Të ardhura nga paga si ministër i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit 1.691.218 lekë.

Shpenzime të deklarueshme

Pagesë detyrimi në vlerën 29.831 euro për një kredi bankare marrë për blerje apartamenti në Qerret, Kavajë, aktivizuar në vitin 2009, afati i shlyerjes 10 vjet.

Genc Ruli, miliarderi i opozitës

Ish-ministri i Ekonomisë dhe më pas i Bujqësisë në qeverinë “Berisha” gëzon një pasuri të majme, një pjesë të së cilës ai e investon çdo vit në bono thesari.

Genci RULI 2015

Paga neto dhe përfitime të tjera si deputet 1.261.146 lekë.

Pagesa për pjesëmarrje në komisione kuvendore dhe të tjera angazhime parlamentare 1.163.997 lekë.

Të ardhura nga shërbime trajnimi pranë “Consulant and Trainers Economical and Financial Reporting in Albanian Media” 4.837 euro.

Interesa të përfituara nga investimi në bono thesari në vlerën 145.796 lekë, ku kapitali i investuar 500.000.000 lekë.

Interesa të një depozite gjashtë mujore në lek 63.261 lekë, ku vlera e depozituar është 6.822.000 lekë.

Interesa të llogaritura dhe tërhequra janë 138.414 lekë, një këst i obligacionit dyvjeçar i kapitalit prej 6.900.000 lekë.

Interesa nga depozita 70 euro, ku vlera e depozitës është 6.975 euro.

Interesa të llogaritura dhe ridepozituara nga depozita futura në emër të vajzës në vlerën 227 USD, ku depozita ka vlerën 37.532 USD.

Interesa 133 USD të llogaritura dhe kapitalizuara në depozitën me vlerë 10.588 USD.

Një fond investimi afatgjatë me vlerë 19.400 euro nuk ka ndryshime gjatë 2015.

Një fond investimi afatgjatë në 2009 me vlerë 20.000 euro nuk ka ndryshime në vitin 2015.

Interesa të llogaritura dhe të tërhequra nga investimi në obligacion dyvjeçar 110.330 lekë, ku vlera obligacion është 5 500 000 lekë.

Interesa bono thesari njëvjeçare të llogaritura dhe tërhequra në vlerën 224 euro, vlera e bonove të thesarit ka 10.000 euro.

Interesa të llogaritura dhe tërhequra nga investimi në Obligacione dy vjeçare 2.529 euro ku depozitimi në Obligacione është 85.000 euro.

Interesa depozite 450 euro ku vetë depozita është 65.223 euro.

Interesa të llogaritura dhe jo të tërhequra për obligacione dy vjeçare 163.430 lekë, ku depozitim i obligacionit ka vlerën 3.900.000 lekë.

Interesa të llogaritura dhe kapitalizuara në Bono Thesari njëvjeçare 130.269 lekë ku vlera e bonove është 4.600.000 lekë.

Interesa të llogaritura dhe të patërhequra 15.160 lekë për bono thesari në vlerën 520.000 lekë.

Interesa të llogaritura dhe patërhequra nga bono thesari 3.368 lekë për bono thesari në vlerën 247.000 lekë.

Zonja Ruli, interesa të llogaritura dhe të tërhequra nga investimi në obligacione dyvjeçare 2.529 euro, ku vlera e obligacioneve është 85.000 euro.

Të ardhura nga qira apartamenti 12.240 euro.

Paga neto e bashkëshortes si menaxhere burime njerëzore pranë “Sigma Inter Albania VIG” 1.628.304 lekë.

Nga të ardhurat e një aktiviteti privat të bashkëshortes 600.000 lekë ku xhiro vjetore ishte 1.800.000 lekë.

Kursime vjetore 15.000 euro.

Shpenzime të deklarueshme

Shlyer kredi për shtëpi në vlerën 13.000 euro, mbetur pa shlyer në 31 dhjetor 2015 vlera prej 93.104 euro, kredia është marrë në vitin 2008 me total prej 150.000 euro.

2014

Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputet, 2.146.942 lekë

Të ardhura nga pjesëmarrja në komisionet parlamentare, 122.400 lekë.

Të ardhura nga shërbime konsulence pranë “Consulant and Trainers Economical and Financial Reporting in Albanian Media”, 2.439 euro.

Të ardhura nga shërbime konsulence për projekte te “Institute of Contemporary Studies”, Tiranë, 495.000 lekë.

Të ardhura nga interesat e bonove të thesarit në Bankën e Shqipërisë, 150.681 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 67.500 lekë. Të ardhura nga interesat bankare, 129 euro.

Të ardhura nga interesat bankare, 167 dollarë. Të ardhura nga interesat e bonove të thesarit në një bankë të nivelit të dytë, 111.044 lekë.

Të ardhura nga interesat e bonove të thesarit në një bankë të nivelit të dytë, 215 euro.

Të ardhura nga interesat bankare, 1.456 euro.

Të ardhura nga interesat bankare, 102.980 lekë.

Të ardhura nga interesat e bonove të thesarit në një bankë të nivelit të dytë, 15.160 lekë.

Të ardhura nga interesat e obligacioneve në një bankë të nivelit të dytë, 163.429 lekë.

Të ardhura nga interesat e bonove të thesarit në një bankë të nivelit të dytë, 118.958 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap. në Rr. e Kavajës, Tiranë, 12.000 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga interesat bankare, 1.683 euro.

Bashkëshortja të ardhura nga shitja e ap. në Tiranë ku ishte bashkëpronare me 1/3, 3.637.600 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga neto si menaxhere e burimeve njerëzore pranë kompanisë, “Sigma Interalbanian”, 1.607.886 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti privat i regjistruar në QKR, 1.400.000 lekë.

Vajza, të ardhura nga interesat bankare 368 euro.

Investime në Fonde Investimi afatgjatë nëpërmjet një banke të nivelit të dytë, 19.400 euro, 100 kuota.

Investime në Fonde Investimi afatgjatë nëpërmjet një banke të nivelit të dytë, 20.000 euro, 145 kuota.

Gjendja e kursimeve, 15.000 euro.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 109.000 euro, principali 150.000 euro, marrë më 2008 deri në 2023.

2013

Të ardhura nga paga si deputet 660.591 lekë.

Të ardhura nga paga si ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit 1.186.258 lekë.

Të ardhura si anëtar i Bordit të Fondit të Zhvillimit të Zonave Malore 22.500 lekë.

Të ardhura si anëtar i Bordit të AIDA-s 81.000 lekë.

Të ardhura nga interesat 262.165 lekë, përfituar nga investimi i 5.000.000 lekëve në Bono Thesari pranë BSH.

Të ardhura nga interesat 248.347 lekë, përfituar nga investimi i 5.400.000 lekëve në Bono Thesari, pasqyruar në llogarinë rrjedhëse të pagës personale.

Të ardhura nga interesat 118.958 lekë, përfituar nga investimi në Bono Thesari pranë një banke të niveli të dytë.

Të ardhura nga interesat 64.682 lekë, përfituar nga investimi në Bono Thesari pranë një banke të niveli të dytë të 1.050.000 lekëve.

Të ardhura totale nga interesat e depozitave në dollarë, 1.151 dollarë.

Të ardhura totale nga interesat e depozitave në euro, 2.668 euro.

Të ardhura nga interesat nga depozita për shkollimin e vajzës 342 dollarë.

Të ardhura totale nga interesat e depozitave në lekë 411.215 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti në Rr. “Kavajës”, Tiranë 12.000 euro.

Bashkëshortja, Znj. Ruli, ka të ardhura nga paga si Drejtor pranë kompanisë së sigurimeve “Interalbanian” sh.a.1.810.341 lekë.

Znj. Ruli ka realizuar të ardhura nga shërbimet e konsulencës 1.200.000 lekë.

Të ardhura nga shitja e apartamentit me sip. 79.2 m2, në Qerret, Kavajë, në vlerën 105.000 euro.

Pjesa në zotërim e Z. Ruli është 100%.

Gjendja në fund të vitit e investimit në Bono Thesari pranë BSH 5.000.000 lekë

Gjendja në fund të vitit e investimit në Bono Thesari pranë një banke të nivelit të dytë, 1.050.000 lekë.

Gjendja në fund të vitit e investimit në Bono Thesari pranë një banke të nivelit të dytë, 3.790.000 lekë.

Gjendja totale e depozitave ekzistuese në euro në fund të vitit 80.833 euro.

Hapje depozite me vlerë 85.000 euro në emër të bashkëshortes, krijuar me të ardhurat nga shitja e apartamentit në Qerret, Kavajë.

Gjendja e depozitës për shkollimin e vajzës në fund të vitit 37.164 dollarë.

Gjendja totale e depozitave në dollarë në fund të vitit 71.085 dollarë.

Gjendja totale e depozitave në lekë, në fund të vitit 6.899.000 lekë.

Hapje depozite me vlerë 350.000 lekë, me kapital dhe interesa të patërhequra

Hapje depozite me vlerë 695.000 lekë me kapital dhe interesa progresive të patërhequra.

Gjendja e investimit në Fonde Investimi Afatgjatë 14.104 euro (vlerësuar sipas bursës).

Gjendja e depozitës së investuar në Fonde të Investimit Afatgjatë, 25.008 euro (vlerësuar sipas bursës).

Shpenzime të deklarueshme

Pagesë për shkollimin e vajzës 20.000 euro, financuar nga shitja e apartamentit në Qerret, Kavajë. Blerje toke are, me sip. 274.9 m2, në zonën kadastrale 2704, Tiranë për vlerën 421.350 lekë.

Pagesë detyrimi në vlerën 13.100 euro për një kredi bankare për blerje apartamenti, aktivizuar në vitin 2008.

2012

Të ardhura nga paga si ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit 1.687.030 lekë.

Të ardhura si anëtar i Bordit të Fondit të Zhvillimit të Zonave Malore 25.000 lekë.

Të ardhura nga interesat 305.819 lekë, përfituar nga investimi i 5 milionë lekëve në Bono Thesari pranë BSH.

Të ardhura nga interesat 276.028 lekë, përfituar nga investimi i 5 milionë lekëve në Bono Thesari, pasqyruar në llogarinë rrjedhëse të pagës personale

Të ardhura nga interesat 65.655 lekë, përfituar nga investimi në Bono Thesari pranë një banke të niveli të dytë në vlerën 1. 050.000 lekë.

Të ardhura totale nga interesat e depozitave në dollarë, 1.081 dollarë.

Të ardhura totale nga interesat e depozitave në euro, 2.608 euro.

Të ardhura nga interesat nga depozita për shkollimin e vajzës 821 dollarë Të ardhura totale nga interesat e depozitave në lekë 437.393 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti në Rr. “Kavajës”, Tiranë 12.000 euro.

Të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti në Qerret, Kavajë, 4.000 euro.

Bashkëshortja ka të ardhura nga paga si Drejtor i degës Tiranë pranë kompanisë së sigurimeve “Interalbanian” sh.a. 1.716.021 lekë.

Bashkëshortja ka realizuar të ardhura nga shërbimet e konsulencës 1.200.000 lekë.

Të ardhura nga shitja e automjetit 2.100.000 lekë.

Pjesa zotëruese e Z. Ruli 100%.

Gjendja në fund të vitit e investimit në Bono Thesari pranë BSH 5 milionë lekë Gjendja në fund të vitit e investimit në Bono Thesari pranë një banke të nivelit të dytë, 1.050.000 lekë.

Gjendja totale e depozitave në euro në fund të vitit 68.164 euro.

Gjendja e depozitës për shkollimin e vajzës në fund të vitit 36.822 dollarë.

Gjendja totale e depozitave në dollarë në fund të vitit 69.933 dollarë.

Gjendja totale e depozitave në lekë, në fund të vitit 6.944.286 lekë.

Gjendja e investimit në Fonde Investimi Afatgjatë 25.941 euro.

Gjendja e depozitës së investuar në vitin 2009 në Fonde të Investimit Afatgjatë, 20.472 euro.

Depozitë 1-vjeçare, që maturohet në vitin 2013, 10.000 euro.

Gjendja cash, 5.000 euro, krijuar nga kursimet e vitit.

Shpenzimet e deklarueshme

Blerje automjeti me vlerë 4.400.000 lekë, nëpërmjet të ardhurave nga shitja e automjetit të vjetër dhe kursimeve personale.

Pjesa zotëruese e z. Ruli 100%.

Pagesë detyrimi në vlerën 12.768 euro për një kredi bankare marrë për blerje apartamenti, aktivizuar në vitin 2008.

Mediu dhe Imami shlyejnë kreditë bankare

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, paguan tre kredi ndaj bankave dhe gjatë vitit 2015 ka kthyer rreth 13 mijë euro detyrime. Sipas deklaratës së dorëzuar prej tij në ILDKP, Mediu ka shlyer 284.523 lekë për një kredi, që më datën 31 dhjetor 2015 ka mbetur si detyrim për t’u shlyer edhe rreth 2,8 milionë lekë. Gjithashtu ai ka paguar edhe dy kredi në euro. Ka shlyer 8.281 euro për një kredi, që më datën 31 dhjetor 2015 i mbetet detyrim i pashlyer në vlerën 128.990 euro, si dhe ka shlyer 2.400 euro kredi, detyrimi i të cilës më datën 31 dhjetor 2015 është 5.177 euro. Gjithashtu edhe ish-ministri tjetër i Mbrojtjes, Arben Imami ka paguar gjatë vitit të shkuar kredinë për strehim në vlerën 284.518 lekë. Kredia më 31 dhjetor 2015 ka mbetur pa shlyer në vlerën rreth 2,1 milionë lekë.

Fatmir Mediu 2015

Paga si deputet, vlera 2.397.075 lekë.

Paga e bashkëshortes si përgjegjëse sektori në Ministrinë e Energjetikës për vitin 2015 në vlerën 865.489 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes anëtare në këshillin mbikëqyrës të “Prodhim Mobileje” SHA 53.904 lekë.

Paga e vajzës pranë kompanisë “Agroblend dhe Beauty & City” 1.467.000 lekë.

Gjendja cash nga të ardhurat familjare 600.000 lekë.

Shpenzime të deklarueshme

Shlyer vlera 284.523 lekë për një kredi, që më datën 31 dhjetor 2015 ka mbetur si detyrim për t’u shlyer edhe 2.808.128 lekë Shlyer 8.281 euro për një kredi të cilës më datën 31 dhjetor 2015 i mbetet detyrim i pashlyer në vlerën 128.990 euro Shlyer 2.400 euro kredi, detyrimi i të cilës më datën 31 dhjetor është 5.177 euro.

2014

Paga si deputet, 2.175.952 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si përgjegjëse sektori në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë 874.394 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si anëtare e këshillit mbikëqyrës të “Prodhim- mobilie: sha, pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregtisë, 63.420 lekë.

Vajza, financim nga puna në shoqërinë Agroblend shpk, nisur prej datës 2 shtator 2014, 300.000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 109.966 lekë.

Gjendja cash 1.020.000 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë, 189.633 lekë.

Vajza, kontratë për blerje aksionesh në shoqërinë “Beauty Internacional” (dyqan parfumerie), 80.000 lekë.

Kredi, detyrimi financiar i pashlyer 3.005.192 lekë. Kredi, detyrimi i pashlyer 137.371 euro.

Kredi, detyrimi i pashlyer 7.558 euro.

2013

Paga si deputet 699.853 lekë.

Të ardhura nga paga si ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave 1.673.418 lekë.

Të ardhura nga dieta dhe shërbime 1.490 euro dhe 1.867 dollarë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si Drejtor i Statistikës dhe IT pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe si Këshilltare e jashtme pranë Albtelekom sha 2.337.910 lekë.

Përfitim apartamenti me kontratë shkëmbimi.

Është përfituar një apartament me sip. 191.95 m2 në Rr. “Sami Frashëri”, Tiranë, në këmbim të apartamentit me sip. 149 m2, në Rr. “Elbasani”, Tiranë.

Kredi 10.000 euro për blerje automjeti.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës së z. Mediu në fund të vitit 74.080 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës së znj. Mediu në fund të vitit 479 lekë.

Shpenzime të deklarueshme

Blerje automjeti me vlerë 10.000 euro nëpërmjet një kredie bankare.

Pjesa në zotërim e z. Mediu është 100%.

Pagesë në vlerën 185.582 lekë për një kredi bankare të aktivizuar në vitin 2002.

Pagesë në vlerën 7.747 euro për një kredi bankare të aktivizuar në vitin 2007.

Pagesë 263.34 euro për një kredi të aktivizuar në 2013 për blerje automjeti.

2012

Paga dhe shpërblime si ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave 1.684.375 lekë.

Dieta 880 euro dhe 2 980 dollarë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si Drejtor i Statistikës dhe IT pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe si këshilltare pranë Albtelekom sha 2.474.054 lekë.

Shtesa e gjendjes cash nga të ardhurat nga paga është 550.000 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës të z. Mediu në fund të vitit 504.31 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës së znj. Mediu në fund të vitit 3.614,06 lekë.

Detyrimi për blerje apartamenti në Rr. “Elbasanit” është 21.000 dollarë.

Shpenzime të deklarueshme

Pagesë 180.123 lekë për një kredi.

Pagesë 7.308 euro për një kredi bankare.

Arben Imami 2015

Të ardhura nga paga dhe përfitimet në funksionin e deputetit 2.199.217 lekë.

Bashkëshortja N.H. të ardhura nga paga si pedagoge pranë Universitetit të Arteve 1.074.663 lekë.

Bashkëshortja N.H. të ardhura nga piktura dhe design internon 26.053 euro.

Vajza të ardhura nga interesa depozitë bankare 375 euro.

Shpenzime të deklarueshme

Paguar kredi për strehim gjatë 2015 në vlerën 284.518 lekë, kredia më 31 dhjetor 2015 ka mbetur pa shlyer në vlerën 2.142.092 lekë.

2014

Të ardhura nga paga dhe përfitimet e tjera financiare si deputet 2.197.012 lekë

Të ardhura nga interesat 372 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si pedagoge 1.081.764 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga aktiviteti profesional (pikturë @ design interior) 17 081 euro.

Pronar i një autoveture, vlera 11.765 euro.

Pronar me 50 % i një ap. në Tiranë, me vlerë 8.760.000 lekë, dhuratë nga nëna

Kredi në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 2.358.808 lekë, principali 5 milionë lekë.

Djali, pronar i një automjeti 4.600 euro.

Djali, pagesë për shërbime të kryera për “Sky Touer Hotel” 600.000 lekë.

2013

Paga dhe përfitime të tjera si ministër i Mbrojtjes dhe deputet 1.867.818 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si pedagoge pranë Akademisë së Arteve të Bukura 1.225.322 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti profesional si piktore dhe interior design 8.970 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga interesa bankare 738 euro.

Shitje e automjetit për vlerën 2 000 euro.

Shpenzime të deklarueshme

Pagesë 306.549 lekë për një kredi të marrë “Për strehimin e zyrtarëve të lartë”.

Znj. Imami ka blerë garazh me sip. 28.93 m2, vlerë 10.000 euro.

2012

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si ministër i Mbrojtjes 1.691.031 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si pedagoge pranë Akademisë së Arteve të Bukura 1.079.763 lekë.

Znj.Imami, të ardhura nga shitja e pikturave 5.400 euro.

Znj. Imami, të ardhura nga interesa bankare 60.852 lekë.

Znj. Imami ka përfituar një apartamenti me sip. 55.2 m2 si dhuratë nga prindërit dhe vëllai.

Nuk specifikohet vlera e apartamentit, i cili është privatizuar nga prindërit në vitin 1992.

Shpenzime të deklarueshme

Blerje trualli me vlerë 132.854 lekë me kursimet e përbashkëta familjare. Nuk specifikohet sipërfaqja e truallit dhe adresa e tij. Pjesa në zotërim e z. Imami është 50%.

Pagesë detyrimi me vlerë 195.834 lekë për një kredi të marrë falë VKM-së “Për strehimin e zyrtarëve të lartë”.

Majlinda Bregu, politikania “e integruar” me paranë

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, gëzon një pasuri të konsiderueshme, jo vetëm prej pagës së saj, por kryesisht prej të ardhurave nga qiratë e ndryshme dhe ato të siguruara nga bashkëshorti. Gjatë vitit të shkuar, Bregu ka paguar në shumën 289.547 lekë një “overdraft” i marrë në vitin 2013, për të cilën ka ende një detyrim prej 9,6 milionë lekë.

2015

Paga si deputete dhe përfitime të tjera financiare bruto 3.045.210 lekë.

Përfituar interesa 94.813 lekë. Z.Ajazi, interesa në vlerën 518 USD.

Z.Ajazi, interesa bruto nga një depozitë në lekë 127.075 lekë.

Të ardhura nga qiradhënia e ambienti tek një bankë 27.000 euro.

Të ardhura nga qiradhënia e ambientit magazinë 3.840 euro.

Të ardhura të bashkëshortit nga honorare, dieta, shpërblime dhe Mediavizion 18.000 euro.

Zvogëluar depozita në euro e zonjës Bregu me 13.622 euro si pasojë e konvertimit të monedhës.

Zvogëluar depozita në USD e zonjës Bregu me 12.575 USD si pasojë e konvertimit të monedhës.

Rritur depozita në lek e zonjës Bregu me 2.922.513 lekë si pasojë e konvertimit të depozitave në monedhë të huaj në vlera lekë.

Llogaria dhe depozita e zotit Ajazi janë rritur me 6.955 euro.

Llogaria dhe depozita në USD e zotit Ajazi është rritur me 518 USD.

Llogaria në lekë e zotit Ajazi shtuar me 95.619 lekë.

Shpenzimet e deklarueshme

Paguar në shumën 289.547 lekë një overdraft i marrë nga bashkëshortët në vitin 2013, nga i cili në 31 dhjetor 2015 ka mbetur ende pa u shlyer edhe 9.690.397 lekë.

Tatim në burim në shumë 14.222 lekë.

Zoti Ajazi, tatim në burim 19.075 lekë.

Kredia për blerjen e makinës detyrim në 31 dhjetor është 31.503 euro.

2014

Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputete, 2.766.822 lekë.

Interesat bankare, rritur me 67 euro.

Interesat bankare, 66.513 lekë.

Të ardhura nga qiraja, 27.000 euro

Bashkëshorti, të ardhura nga honorare, shpërblime e dieta nga “Mediavision”, 18.000 euro.

Gjendja e llogarisë, 1.500.000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me – 75 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare, rritur me 1.075.365 lekë.

Overdraft, marrë edhe në emër të bashkëshortit, detyrimi financiar i pashlyer 9.400.850 lekë.

Kredi, mbyllur, shuma e detyrimit financiar të shlyer 41.367 euro.

Bashkëshorti, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 26.611 euro.

Bashkëshorti, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 2.940 dollarë.

Bashkëshorti, gjendja e llogarisë depozitë, rritur me 2.857.396 lekë.

2013

Paga dhe përfitime të tjera financiare si deputete 763.253 lekë.

Paga si ministre e Integrimit 1.125.225 lekë.

Interesat bankare 177.06 euro.

Dhënia me qira ambienteve Bankës “Intesa San Paolo” 27.000 euro.

Dhënia me qira Magazina te Qyteti i Nxënësve për vlerën 3.150 euro.

Bashkëshorti, z.Ajazi, të ardhura nga honorare, shpërblime dhe dieta 16.000 euro.

Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit 3.819 dollarë.

Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit 411 euro.

Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit 19.212 lekë.

Marrje overdrafti pranë Bankës “Intesa San Paolo” në vlerën 10.000.000 lekë.

Në dt 31 dhjetor, kjo llogari kishte tepricë minus 352.590 lekë.

Qera financiare – leasing për blerje makine, ne vlerën 51.000 euro.

Gjendja e llogarive në lekë e Znj. Bregu, në fund të vitit 631.178 lekë.

Gjendja e llogarisë në lekë e Z. Ajazi në fund të vitit 485.628 lekë.

Gjendja e llogarisë në euro e Z. Ajazi në fund të vitit 8.753 euro.

Depozitë në emër të Z. Ajazi me vlerë në fund të vitit 20.645 euro.

Gjendja e depozitave në dollarë e Z. Ajazi në fund të vitit 239.619 USD.

Depozita në lekë e Z. Ajazi në fund të vitit 119.212 lekë.

Shpenzimet e deklarueshme

Shlyerje overdrafti pranë Bankës “Intesa San Paolo” 10.000.000 lekë.

Pagesë e detyrimit për overdraftin e marrë në vitin 2012, 2.500 euro.

Kontribut i bashkëshortit, z. Ajazi, për rindërtimin e shtëpisë nga i vëllai në vlerën 8.000 euro.

2012

Të ardhura nga paga si ministre e Integrimit 1.692.517 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare 206.54 euro.

Të ardhura nga dhënia me qira ambienteve Bankës “Intesa San Paolo” 27.000 euro.

Bashkëshorti, të ardhura nga honorare, shpërblime dhe dieta pranë kompanisë “Mediavision” 18.000 euro.

Interesa e bashkëshortit 3.746 usd.

Janë shitur kuotat nga bashkëshorti në shoqërinë “Mediavision”.

Detyrim overdrafti i Znj. Bregu në vlerën 2.500 euro.

Gjendja e llogarisë në lekë e znj. Bregu, në fund të vitit 715.033 lekë.

Gjendja e llogarisë në lekë e Z. Ajazi në fund të vitit 437.132 lekë.

Gjendja e llogarisë në euro e Z. Ajazi në fund të vitit 6.572 euro.

Depozitë e z. Ajazi me vlerë 20.234 euro, krijuar nga pakësimi i llogarive rrjedhëse dhe të ardhurat nga qiraja.

Gjendja e depozitave totale në dollarë e z. Ajazi në fund të vitit 235.800 USD.

Depozita në lekë e z. Ajazi në fund të vitit 100.000 lekë.

Shlyer overdrafti i marrë në vitin 2010 nga z. Ajazi në shumën 145.000 euro.