Bashkia e Shkodrës, ia kalon asaj të Elbasanit. 11 prokurime me negocim të drejtpërdrejtë brenda 2 muajsh. Aranita Brahaj, drejtorja ekzekutive e ‘’Open Data Albania’’, jep informacionin, pas të dhënave të mbeldhura.

‘’Në muajt Mars-Prill Bashkia Shkodër ka mbi 11 prokurime me negocim të drejtpërdrejtë me një operator të vetëm ekonomik. Vetëm në dy muaj kompania ka marrë mbi 100 milion lek. T’ia shpjegojë dikush kryebashkiakes se si po ja bëjnë prokurimet sektori në fjale. Këtë dy- mujor Shkodra ia kaloi edhe Elbasanit, një tjetër bashki që i bën blerjet drejtpërdrejtë pa konkurencë dhe garë.’’, shkruan Brahaj.