Dhjetëra apartamente, aksione, të ardhura nga qiratë dhe transaksione prej mijëra eurosh, kjo është pasuria marramendëse e deputetit Eduard Ndocaj. Ndocaj i njohur nga të gjithë edhe si “Kaubojsi”, në deklaratën e pasurisë për vitin 2015 deklaroi shuma të mëdha parash.

14 apartamente në Shëngjin me sipërfaqe 725.92 m2 me vlerë 23.580.220 lekë. Një shtëpi private në Sarandë me vlerë 100 mijë euro. Dy dyqane në Lezhë me sipërfaqe 259m2 me vlerë 10.360.000 lekë. Një tjetër apartament dhe Lezhë me vlerë 2.000.000 lekë. Deputeti gjithashtu deklaroi edhe dy apartamente në Tiranë si dhe një bodrum me vlerë 496 mijë euro. Po ashtu ai ka deklaruar edhe dy apartamente në Itali me vlerë 950 mijë euro.