Shqiptarja.com ka investiguar gje gjetur se Neshat Fana, avokati i Berishës ka blerë një tokë në Himarë për 600 mijë lekë.  Ndërsa perandoria e familjes Fullani ka shitur tokë me vlerë 300 mijë euro në Farkë.

Surpriza edhe për gjyqtarë të Gjykatës së lartë. Fëmijët e tyre demkaorojhnë se u kanë bërë mijëra euro dhuratë të afërmit.

17 “togat e zeza” të Gjykatës së Lartë  kanë deklaruar të ardhura admiruese për vitin 2015, ku përveç pagës si gjyqtarë, ata kanë të ardhura nga mësimdhënia në shkollën e magjistraturës, në universitetet publike e private, e po ashtu edhe nga pjesëmarrje në grupime të ndryshme ekspertësh. Avokati i ish-kryeministrit berisha, i cili e ka gruan anëtare të gjykatës së lartë ka deklaruar blerjen ne Himarë të 2 mijë m2 tokë, për 600 mijë lek. Ndërsa perandoria e familjes Fullani ka shitur tokë me vlerë 300 mijë euro në Farkë.

Fëmijët ju kanë dhënë tokë prindërve, ndërsa këta të fundit ju kanë transferuar në pronësi apartamente. Edhe pse nuk merr më pagën e majme të guvernatorit, Ardiani ka blerë gjatë vitit 2015, plot 150 milionë lekë të vjetra bono thesari. Po për gjyqtarin Andi Çeliku, jo gjithçka ka shkuar vaj. Ai ka deklaruar se hakerat i kanë hyrë në llogarinë bankare dhe i kanë 1170 euro.

Por një element i rëndësishëm, dhe për tu habitur, është se gjyqtarët kanë bërë blerje tokash, në zona të preferuara, me çmime shumë të ulëta krahasuar me tregun. Kështu, gjyqtari Edmond Ismailaj ka blerë tokë me sipërfaqe 1000 m2 në Kavajë për vetëm 137 mijë lekë. Më e habitshme është blerja e avokatit Neshat Fana, i cili ka bashkëshorten Mirela anëtare të Gjykatës së Lartë. Ai ka blerë një Livadh në Himarë me sipërfaqe 2000 m2 dhe me çmim 600 000 lek. Ajo që mund të specifikohet nga deklarimet e këtyre 17 gjyqtarëve, është shpërndarja e punëve të familjarëve të tyre: noterë, ministri, presidencë, kuvend, etj.