Ne Republikën e Shqipërisë janë njëmbëdhjetë lloje monedhash që shërbejnë si mjet pagese, duke filluar nga monedha e bakrit 1 lek duke vijuar me 5 lekëshin, 10 lekëshin, 20 lekëshin, 50 lekëshin dhe së fundmi me 100 lekëshin. Ndërsa për kartëmonedhat prerja më e vogël është 200 lekëshi, i cili pasohet nga 500 lekëshi, 1000 lekëshi e 2000 lekëshi. Prerja me vlerën më të madhe është 5000 lekëshi.
Gjatë vitit 2015 rezulton të jenë në qarkullim monedha dhe kartëmonedha në vlerën 239 miliardë lekë. Gjatë këtij viti konstatojmë se vlera e kartëmonedhave është 62 herë më e madhe se vlera e monedhave metalike në qarkullim.
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA
Gjatë vitit 2015 monedha më e përdorur është 10 lekëshi që zë 27% të gjitha monedhave metalike të përdorura, pasuar nga 20 lekëshi që zë 25% të totalit. Ndërsa në vlerë emisioni i monedhës 10 lekëshe shënon vlerën e 1 026 000 000 lekëve.
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA