Ish-kryebashkiaku i Dibrës, i shkarkuar disa ditë më parë nga Këshilli i Ministrave, deklaron se gjatë vitit 2015, ka blerë një truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 162 m2, me vlerë 3.800.000 lekë.
Ndërkaq, bashkëshortja e Tefta Xhelili, rezulton administratore e subjektit “Viklo”.
Për vitin 2015, zonja në fjalë deklaron 620,288 lekë të ardhura nga ky subjekt.
Pranë kësaj kompania rezulton i punësuar edhe djali i Shukri Xhelilit, Evis Xhelili.
Po ashtu, Xhelili deklaron pagën si drejtor Rajonal i Sigurimeve Dibër, në vlerën 666,081 lekë, deri kur mori mandatin e kryebashkiakut.
Xhelili deklaron gjithashtu pagën si kryebashkiak 388,078 lekë, shpërblim si anëtar i Këshillit Bashkiak Peshkopi, 52,770 lekë dhe shpërblim si anëtar i Këshillit të Qarkut Dibër, 22,610 lekë.
Familja Xhelili ka marrë edhe dy kredi në shumat 4.500.500 lekë dhe 1.500.500 lekë.