Zbardhet pasuria e ish-kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili. Ai ka deklaruar në ILDKP e gjatë vitit 2015, ka blerë një truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 162 m2, me vlerë 3.800.000 lekë. Ndërkaq, bashkëshortja e Tefta Xhelili, rezulton administratore e subjektit Viklo. Për vitin 2015, zonja në fjalë deklaron 620,288 lekë të ardhura nga ky subjekt. Pranë kësaj kompania rezulton i punësuar edhe djali, Evis Xhelili.

Sakaq Shukri Xhelili deklaron pagën si drejtor Rajonal i Sigurimeve Dibër, në vlerën 666,081 lekë, deri kur mori mandatin e kryebashkiakut. Xheli deklaron gjithashtu pagën si kryebashkiak 388,078 lekë, shpërblim si anëtar i Këshillit Bashkiak Peshkopi, 52,770 lekë dhe shpërblim si anëtar i Këshillit të Qarkut Dibër, 22,610 lekë. Familja Xhelili ka marrë edhe dy kredi në shumat 4.500.500 lekë dhe 1.500.500 lekë.