Pasuria e gjyqtares dhe familjes
Për vitin 2015, gjyqtarja Andrea ka deklaruar të ardhura nga pagat dhe shpërblimet shumëm 1 576 316 lekë. Interesa bankare janë në shumën 162 euro për një vit. 68 euro janë shtesë e një depozite bankare. Bashkëshorti ka nëj pagë në vlerën 1 129 734 në vit, si këshilltar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Djali i saj, K. Andrea, administratori i shoqërisë “GranitImport-AL”, të themeluar nga babai i tij, ka një pagë vjetore prej 789 000 lekë në vit. Bashkëshorti ka deklaruar për vitin 2014 një fitim vjetor prej 2 150 000 lekësh, të ardhura nga dividenti si ortak pasiv i shoqërsië shoqërisë “GranitImport-AL”.
Sipas deklaratës së pasurisë të depozituar në ILDKP dhe të publikuar nga Open Data, gjyqtarja Andrea rezulton të ketë 22 mijë euro të shtuara në një llogari bankare, 71 800 euro depozita dhe tërheqje 30 mijë euro nga depozita për të blerë një apartament në shkurt të vitit 2015.