Zbardhet pasuria e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Ai është pronar i 4 apartamenteve dhe disa rrogarive bankare. Deklarata e pasurisë, zbardhet nga ‘’Open Spending Albania’’, ku Sejko pranon se posedon 4 apartamente, 3 në Tiranë e 1 në Durrës, si dhe disa llogari bankare në qindra mijëra euro.

 

Pronat dhe paratë:

  
 Apartament banimi me sipërfaqe 104 m2 në Tiranë (Trashëgimi nga prindërit)
  
 Apartament banimi me sipërfaqe 65 m2 në Tiranë (Trashëgimi nga prindërit)
   
Apartament banimi me sipërfaqe 70.2 m2 në Tiranë (Trashëgimi nga prindërit)
   
Bashkëpronar me 50% i një apartamenti banimi me sipërfaqe 136.86 m2 në Durrës, blerë më 28.08.2013 për 103 000 euro, pjesë e regjimit martesor.
   
Truall me sipërfaqe 238.7 m2 në Durrës, mbi të cilën është ndërtuar apartamenti i banimit me sip. 136.86 m2.
   
Bashkëshortja është bashkëpronare me 25% në një apartament banimi me sipërfaqe 69 m2, si dhe bashkëpronare me 25% e një trualli me sipërfaqe 4 420 m2 në Sarandë, trashëguar nga familja e babait.
   
Depozitë bankare me afat 12-mujor në shumën 260 000 euro
   
Bashkëpronar me 50% së bashku me nënën i një depozite bankare me afat 12-mujor, në vlerën 75 000 dollarë;
   
Pronar me 100% i një depozite elastike në vlerën 37 532 euro si dhe pronar me 100% i një llogarie bankare në vlerën 145 438 lekë
  
 Me bashkëshorten, ata posedonin në 2014 edhe 2 kartë krediti, njërën në vlerën 4 000 euro ndërsa tjetrën me limit 325 425 lekë