Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin e azilkërkuesve ne vendet e Bashkimit Europian dhe vendet EFTA përgjatë viteve 2005-2015. Te dhënat kane burim statistikat e publikuara nga Instituti Europian i Statistikave.
Ne vitin 2015, rreth 66 mije shqiptare kane kërkuar azil ne vendet e BE dhe EFTA, duke e renditur Shqipërinë ne vendin e peste për nga numri me i larte i azilkërkuesve. Rreth 82% e shqiptareve kane kërkuar azil ne shtetin Gjerman, ndërsa pjesa tjetër është ndare ne përqindje te vogla mes shteteve te tjera.Numri i azilkërkuesve ne vendet e Bashkimit Europian ka pasur ulje dhe ngritje te vazhdueshme deri ne vitin 2010, por numri i tyre nuk i kalonte 300 mije aplikime. Pas vitit 2010, numri i azilkërkuesve ka ardhur ne rritje te vazhdueshme, ku ne vitin 2015 i kaloi 1 milion azilkërkues.Numri me i larte i azilkërkuesve për vitin 2015 vjen nga Siria nga ku numërohen rreth 363 mijë azilkërkues. Pas Sirisë vjen Afganistani me rreth 178 mije azilkërkues dhe Iraku me rreth 121 mije azilkërkues.
Interesant është fakti qe ne listën e vendeve azilkërkuese Kosova dhe Shqipëria renditen përkatësisht ne vend te katërt dhe te pestë.
Ne vitin 2015, Gjermania është shteti qe ka pritur numrin me te larte te azilkërkuesve, rreth 441 mije ose 33% to totalit te aplikimeve ne vendet e BE dhe EFTA. Pas saj renditen Hungaria e cila ka pritur rreth 174 mije azilkërkues ose 13% totalit dhe Suedia e cila ka pritur rreth 156 mije aplikime për azil ose 12% te totalit. Ne vendet e tjera te Bashkimit Europian dhe EFTA, numri i azilkërkuesve është me i ulet se 100 mije.
Numri me i madh i azilkërkuesve ne Gjermani me rreth 160 mije aplikime, i përkasin shtetit Sirian. Ne vend te dyte për nga numri i aplikimeve për azil ne Gjermani renditet Shqipëria me rreth 54 mije azilkërkues. Pas saj vjen Kosova, Afganistani dhe Iraku.
Ne Hungari dhe Suedi numrin me i larte i azilkërkuesve vjen nga Siria dhe Afganistani. Hungaria ka marre po ashtu një numër te larte aplikimesh për azil edhe nga shtetasit Kosovar, numër ky qe arrin ne rreth 33 mije aplikime.