I pasur jo vetëm nga të ardhurat si deputet por dhe biznese. Nuk është vetëm Tom Doshi, por dhe Eduart Selami. Nga të dhënat që publikon Open Data,  e cila publikoi sot pasuritë e vetëdeklaruara të ligjvënësve shqiptarë, tek kategoria të ardhura nga biznese dhe sipërmarrje rezulton përvec deputetit Tom Doshi në krye të listës me njëqind e njëmbëdhjetë milionë lekë të ardhura nga bizneset, edhe Eduard Selami. Deputeti i PD deklaron të ardhura ne vlerë 56 mijë dollarë amerikan nga një biznes në SHBA. Spikat emri i njërës prej tyre, që është dhe origjina e Selamit, Librazhdi. Kompanitë janë;
1) Biznes “Librazhd L.L.C” në Framingham, Massachusetts, SH.B.A. me vlerë fillestare krijimi 100 000 dollarë, krijuar në vitin 2011. Pjesa e Z. Selami 50%.
2) Biznes “Alba Taxi L.L.C” në Virginia Beach, SH.B.A., me vlerë fillestare krijimi 50 000 dollarë, krijuar në vitin 2010. Pjesa e Z. Selami 50%.
3) Të ardhura nga rroga, bonuse dhe biznesi në SH.B.A. nder vite 1 610 700 dollarë.
4) Të ardhura nga dhënia me qira e shtëpive të banimit nder vite 122 500 dollarë.
5) Të ardhura nga rritja e vlerës së biznesit në SH.B.A. dhe e letrave me vlerë 459 000 dollarë.
Tek kategoria e të ardhurave nga bizneset, një ndër përfituesit më të mëdhenj, është dhe deputeti Dashamir Peza. Ai deklaron të ardhura nga biznesi prej 2.4 milion lekë. Të tjerë deputet kanë të ardhura të sipërmarrjeve, bizneseve dhe ndarje e dividendëve, por ato janë të kategorizuara si të ardhura të personave të familjes.