Deputetët shqiptarë dhe familjarët e tyre janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat  vjetore nga çdo burim. Bazuar në deklarimet e tyre pranë Inspektoriattit të Deklarimit të Pasurive, ODA (Open Data Albania) ka renditur gjithë zërat e të ardhurave të deputetëve dhe në fund  ka renditur deputetët me të ardhura më të larta gjatë vitit 2015.
 
Një pikë interesante në tabelat e prezantuara nga ODA është edhe ajo që liston të ardhurat e partnerëve të deputetëve, bazuar në pagat e tyre.
 
Në listën e bërë publike, kryeson bashkëshortja e deputetit socialist Anastas Angjeli, Greta Angjeli, e cila gjatë vitit 2015 shënoi një shumë prej 36.514. 135 lekësh të ardhura në vit,  ose rreth 3.000.000 lekë në muaj.
 
Në vend të dytë, qëndron bashkëshorti i deputetes Olta Xhaçka, i cili është gjithashtu deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe shënon rreth 14.631. 296 leke te ardhura vjetore nga paga, ndërkohë që në vend të tretë qëndron bashkëshortja e deputetit Florian Mima.
 
Interesant është në këtë renditje pozicioni i bashkëshortes së Kryeministrit Rama, që arrin të sigurojë nga paga e saj  3.273. 807 leke në vit, afërisht 272.000 leke në muaj, duke u renditur në vendin e 14-të. Ndërkohë, bashkëshortja e Kreut të Kuvendit, Monika Kryemadhi qëndron në vendin e 21-të, duke siguruar rreth 2.629. 956 lekë të ardhura vjetor, ose rreth 219.000 leke të ardhura në muaj.