Shkatërrimi i pronës konsiston në dëmtimin fizik të një objekti të caktuar që është në pronësi të një personi fizik ose juridik. Shkatërrimi realizohet me mjete dhe mënyra të ndryshme.
Në harkun kohor 2005-2015, për vepra penale Shkatërrim Prone janë konkretizuar 1 257 çështje penale dhe rezultojnë 1 367 persona të dënuar.
Kodi penal parashikon trembëdhjetë nene që lidhen me veprën penale të shkatërrimit të pronës. Nenet janë strukturuar sipas llojit të pronës që pëson veprimin e shkatërrimit dhe sipas mjeteve që përdoren për të vepruar. Numrin më të lartë të rasteve e shënojnë shkatërrimet e thjeshta të pronës të parashikuara këto në nenin 150. Mesatarisht, çdo vit në gjykatat shqiptare janë proceduar për këtë nen, Shkatërrim Prone 57 çështje gjyqësore dhe janë regjistruar 65 të dënuar. Në vitin 2013 është shënuar numri më i lartë i çështjeve gjyqësore për vepra penale Shkatërrim Prone (neni 150). Ky vit shënon 170 çështje dhe 169 autorë.
Burimi:Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi:Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA
Tek ky seksion bën pjesë edhe vepra penale e Shkatërrimit të Rrjetit të Ujësjellësit, neni 159, vepër që dy vitet e fundit 2014 dhe 2015 ka shënuar numër në rritje çështjesh dhe autorësh. Në dhjetë vite për veprën penale të Shkatërrimi të Rrjetit të Ujësjellësit janë shënuar në total 191 çështje gjyqësore me 207 autorë të dënuar.
Burimi:Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA
Gjithashtu në rritje është edhe vepra penale e Shkatërrimit të Pronës nga Pakujdesia. Për këtë vepër penale janë dënuar në dhjetë vite 61 autorë.
Burimi:Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA
Po tek ky seksion veprash penale bëjnë pjesë edhe krime me pasoja dhe rrezikshmëri të lartë si Shkatërrimi i Pronës me Eksploziv. Në dhjetë vitet e fundit për Shkatërrimin e Pronës me Eksploziv janë shënuar 28 çështje gjyqësore dhe 41 autorë.
Sipas çështjeve gjyqësore të procedura, rezulton edhe një vepër tjetër penale e cila vijon të paraqesë rrezikshmëri për pronën. Konkretisht Shkatërrimi i Pronës përmes Zjarr vënies ka shënuar 234 në dhjetë vite. Tek ky grup seksion veprash penale janë parashikuar edhe nene për Shkatërrimin e veprave kulturore, shkathim i rrugëve, rrjetit elektrik apo shkatërrimi përmes përmbytjes.
Burimi:Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA