Open Data Albania po hulumton mbi trendin, vëllimin dhe dinamikën e veprave penale të Mashtrimit sipas çështjeve të gjykuara në dhjetë vite 2005-2015. Vepra penale të karakterit Mashtrim, janë të parashikuara nga Kodi Penal në kreun e krimeve kundër pasurisë dhe të sferës ekonomike. Hulumtimi bazohet në të dhëna të Vjetarëve Statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë.

Ligji Penal parashikon 19 figura veprash penale të konsideruara Mashtrime. Disa prej veprave të parashikuara nuk janë proceduar asnjëherë në dhjetëvjeçarin nën analizë. Konkretisht nuk janë shënuar cështje gjyqësore për vepra penale për nenet: 143/a/1 Manipulimi i Tregut; 143/a/2 Përdorimi i Paautorizuar dhe Përhapja e Informacionit të Privilegjuar;  neni 143/a/3 Manipulimi i Çmimeve dhe Përhapja e Informacionit të Rremë; neni 143/a/4 Paraqitja e të Dhënave të Rreme dhe Shpërndarja e Paautorizuar e tyre; neni 143/a/5 Regjistrimi i Titujve në Bursë në Mënyrë të Paautorizuar; dhe neni 134/a/6  Fshehja e Pronësisë; dhe neni 143/a/7 Tregtimi i Paligjshëm i Titujve. Këto vepra penale janë vendosur në Kod, me dyshimet ligjore të bëra pas vitit 2011. Disa prej tyre lidhen me zhvillime të viteve të fundit të tregut financiar dhe sferës ekonomike. Nene për të cilat nuk kemi cështje gjyqësore, janë shpesh të lidhura edhe me mekanizma të mbrojtjes së konsumatorit dhe tregtarit.

Në total në dhjetë vite, për vepra penale të Mashtrimit janë proceduar 3014 cështje gjyqësore. Viti 2015 dhe viti 2014 kanë numrin më të lartë të çështjeve gjyqësore për këtë grup seksion veprash penale. Konkretisht në vitin 2015 janë shënuar 503 cështje dhe në vitin 2014 gjykatat kanë shqyrtuar 408 cështje për Mashtrime.

Në total Autorë të dënuar janë 2913. Viti 2011 shënon numrin më të lartë të autorëve të dënuar për grupin e veprave penale Mashtrime.


Burimi:Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA

Ndër çështjet e gjykuara më shpesh janë Mashtrime të thjeshta në kontekstin e parashikimeve të nenit 143. Kjo vepër penale përkon me një total prej 2242 çështjesh të gjykuara në dhjetë vite. E njëjta dinamike për mashtrimet e thjeshta përkon edhe me trendin e autorëve të dënuar në vite.


Burimi:Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi:Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA

Mesatarisht çdo vit, janë proceduar 204 çështje gjyqësore me mesatarisht 215 autor të dënuar për grupin e veprave Mashtrime. Mashtrimi përmes Skenave Mashtruese dhe Piramidale, është një figurë vepre penale e parashikuar në nenin 143 / a. Kjo vepër penale ka shënuar raste të rritje në vitet e fundit. Në vitin 2013 u proceduar 60 cështje gjyqësore ndërsa në 2015 janë 23 cështje. Në total në dhjetë vite gjykatat kanë shënuar 135 cështje dhe kanë dënuar 141 autor për Mashtrime përmes Skemave Mashtruese Piramidale.


Burimi:Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA

Mashtrime me Sigurimet, si vepër penale e parashikuar në nenin 145 ka shënuar një fluks të lartë çështjesh në dy vitet e para që Qeverisjes së Majtë. Në këto dy vite janë shënuar përkatësisht 77 cështje në vitin 2014 dhe 246 cështje në vitin 2015. Më parë sipas këtij neni procedoheshin raste sporadike, konkretisht vetëm 3 raste në 2005 dhe 22 raste në 2009.


Burimi:Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA

Në mënyrë sporadike ndryshon trendi për vepra penale të tjera mbi mashtrimet për sektorë dhe fusha të ndryshme si Banka, Pronësi Industriale, të drejta Autori dhe veprimtari kompjuterike.

Kontribuoi: Kejsi Kosta